1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Bankat duan të dalin nga kriza me më shumë vetëkontroll

Sektori financiar synon që me një kod të ri sjellje të shmangë rreziqet e reja me përmasa globale nga kreditë. Ai kërkon gjithashtu që me anë të tij t'i shpëtojë një kontrolli më të fortë shtetëror.

Wall Street- 06.02.2008

Wall Street- 06.02.2008

Pak përpara takimit të ministrave të grupit G-7 dhe shefave të bankave qëndrore, shoqata ndërkombëtare e bankave paraqiti të mërkurën (09.04.) propozime për reforma me të cilat synon të rifitojë besimin e tregjeve financiare.

Industria ndërkombëtare financiare po kalon në ofensivë

Ajo kërkon të nxjerrë mësime nga kriza globale financiare dhe t'i vendosë vetes një manual normash përpara se kjo ide t'u lindë të tjerëve, p.sh. ministrave të financave dhe shefave të bankave qëndrore të cilët takohen në fundjavë në Uashington.

Josef Ackermann

Josef Ackermann


Për këtë arsye shefi i "Deutsche Bank", Josef Ackermann, doli përpara shtypit në Frankfurt. Ackermann është edhe kryetar i shoqatës ndërkombëtare të bankave, e cila bashkon 370 banka nga i gjithë globi. "Ne propozojmë një numër masash në fushën e manaxhimit të riskut, likuiditetit por edhe sa i takon agjensive të rating-ut e shumë aspekteve të tjera të cilat duhet të kontribuojnë që vetë industria financiare të paraqesë zgjidhje dhe të punojë për to. Shumë shpejt, përpara pushimit të verës, ne do të bëjmë të ditura sugjerimet tona të cilat do të çojnë në krijimin e një lloj kodi sjellje. Besoj se kjo është një rrugë e rëndësishme për të treguar se nuk janë të nevojshme masa të tjera rregullative nga autoritetet shtetërore dhe se ne jemi vetë të aftë të përballemi shpejt dhe me efikasitet me sfidat."

Banka e industrisë gjermane

Banka e industrisë gjermane

Çfarë duhet të përmirësohet

Pesë grupe pune kanë përgatitur një dokument me 24 faqe i cili përmban 90 pika ku tregohet se çfarë nevojitet të përmirësohet dhe se ku duhet të hartohen rregulla dhe standarte të njësuara për sektorin financiar. Një e treta e 90 pikave të dokumentit i dedikohet manaxhimin të riskut. Ky fakt i shtyu gazetarët e Herald Tribune të ngrenë pyetjen: a ka patur më parë manaxhim risku në banka? Shefi i "Deutsche Bank" u përgjigj me këto fjalë: "Ne jetojmë në një botë shumë të globalizuar në të cilët egzistojnë megjithatë ndërvarësi të shumta. Kjo do të thotë që jemi shumë të varur nga njëri-tjetri. Gjatë viteve kemi konstatuar se gjithnjë e më shumë rreziqe janë të shpërndara nëpër botë."

Guvernatorët e bankave qëndrore të vendete të G-7 takohen në Tokio, 9 shkurt 2008

Guvernatorët e bankave qëndrore të vendete të G-7 takohen në Tokio, 9 shkurt 2008


Për herë të parë diskutohet edhe mbi stimulimin dhe pagesën e bonuseve për punonjësit e institucioneve financiare. Sistemi aktual i llogaritjes vjetore stimulon pikërisht xhonglimin me shuma të mëdha. Pagesa e bonuseve në të ardhmen duhet të jetë më shumë e orientuar drejt suksesit afatgjatë të kompanisë dhe të ndërtohet në mënyrë të tillë që të shmangë sjelljen e gabuar të punonjësve të caktuar.

Ngrihet grupi ndërkombëtar i ekspertëve

Për të diktuar më shpejt tendencat negative në të ardhmen, shoqata ndërkombëtare e bankave propozon ngritjen e një grupi ndërkombëtar ekspertësh. Ai do të përbëhet nga 20 specialistë të shquar të sektorit financiar të cilët do të kenë si detyrë vëzhgimin e vazhdueshëm të bankave dhe tregjeve të kapitalit.

Edhe agjensitë e rating-ut mbi vlerësimet e të cilave janë mbështetur shumë aksionerë duhet të vëzhgohen më fort dhe të nxiten për zbatimin e standarteve të sektorit, sugjeron shoqata ndërkombëtare e bankave. Këto agjensi u vunë kohët e fundit në shënjestër të kritikës, pjesërisht pasi kishin vlerësuar si të mira aksione pa vlerë ose të tjera që mbartnin rreziqe të mëdha.

DW.COM

  • Data 10.04.2008
  • Autor Rolf Wenkel (DW Wirtschaft)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dfhm
  • Data 10.04.2008
  • Autor Rolf Wenkel (DW Wirtschaft)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dfhm