1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bankat do të kontrollohen më shumë nga BE-ja

27 kryeministrat dhe presidentët e vendeve të Bashkimit Evropian, përfunduan në Bruksel takimin e tyre njëditor të nivelit të lartë. Ata morën disa vendime të rëndësishme.

Bankat do të kontrollohen më shumë nga BE

Bankat do të kontrollohen më shumë nga BE

Në qendër të takimit të ndodheshin përpjekjet e politikës ekonomike dhe përgatitjet e takimit të G-8 dhe G-20 që priten të mbahen në fund të muajit qershor në Kanada. Përveç kësaj ata vendosën zyrtarisht pranimin e Estonisë në zonën e euros si dhe fillimin e bisedimeve të pranimit të Islandës.

Kryeministrat dhe presidentët e vendeve të BE-së kërkojnë të nxjerrin mësime nga kriza e bankave, e borxheve dhe kriza e euros. Në të ardhmen do të ketë më shumë koordinim midis 27 vendeve anëtare dhe pakti i stabilitetit duhet do të forcohet.

Taksë bankare në nivel evropian

Si koseguence që del nga kriza, Bashkimi Evropian do të fusë ndër të tjera një taksë bankare, në mënyrë që në të ardhmen institucionet e parasë të paguajnë vetë kur falimentojnë. Nëse kjo nuk mund të arrihet në gjithë botën, të paktën të arriohet në Evropë. Presidenti i përhershëm i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy: "Kjo do të bëjë që ndarja e rëndesës të bëhet në mënyrë të ndershme, sa i përket kostove të krizës financiare. Përveç kësaj sistemi financiar bëhet në këtë mënyrë më stabil."

Jose Luis Rodriguez Zapatero, duke folur me David Cameron dhe Jan Peter Balkenende

Jose Luis Rodriguez Zapatero, duke folur me David Cameron dhe Jan Peter Balkenende

Fillimisht mës shefave të BE-së u fol edhe për një të ashtuquajtur "qeveri ekonomike". Pavarësisht nga emërimi, për kancelaren gjermane Angela Merkel është e rëndësishme që brenda BE-së të mos ketë përçarje, kur bëhet fjalë për koordinim më të madh. „Ishte e qartë për të gjithë, dhe të gjithë e përkrahën mendimin se kjo duhet dhe do të bëhet në nivelin e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian."

Buxhetet do të kontrollohen nga BE-ja

Presidenti francez Nicolas Sarkozy pati preferuar fillimisht një grup më të vogël, e 16 vendet e euros dhe një sekretariat që të ndodhej në Paris, por nuk mundi të bindte të tjerët për idenë e tij. E qartë është se nga ana e Bashkimit Evropian do të ketë një kontroll më të mirë të buxheteve kombëtare. Në të ardhmen, para se të aprovohen në parlamentet kombëtare, buxhetet do të kontrollohen në nivel evropian.

Përveç kësaj vendet e BE-së do të publikojnë të ashtuquajturën "provë stresi" të bankave të tyre. (Me "provën e stresit" mund të hetohet në botën bankare nëse një institut është në gjendje të mbijetojë kur tregu ka zhvillime negative si përshembull ndodh falimentimi i një banke të madhe si Lehman Brothers ose kur ka rënie koniukture.)

Në këtë mënyrë Bashkimi Evropian kërkon të sinjalizojë transparencë tek tregjet dhe të pengojë thashethemet për falimentimin e bankave. Kancelarja gjermane Angela Merkel: "Unë mendoj se ky është një hap i rëndësishëm, për t`i treguar tregjeve se ne duam transparencë të plotë dhe mua mu bë qejfi që në të morën pjesë të gjitha vendet anëtare."

Në përgatitjet e G-20 nuk u arrit shumë

Në kërkim të një linje te përbashkët evropiane gjatë përgatitjeve të takimeve të G-8 dhe G-20, në fund të qershorit në Toronto nuk u arrit shumë. Përfaqësuesit e BE-së propozojnë taksa bankare ndërkombëtare, të tjerët mendojnë se një taksë e transaksioneve financiare do të duhet "të studiohet" dhe "të zhvillohet".

Kryeministrat dhe presidentët e vendeve të Bashkimit Evropian

Kryeministrat dhe presidentët e vendeve të Bashkimit Evropian

Edhe në fushën e luftës kundër varfërisë, shefat e BE-së bënë një hap më tepër. Ata nxorrën pjesën e fundit të një strategjie të prgjithshme të "Evropa 2020", një plani dhjetëvjeçar që përmban fushën e arsimit, sociale dhe kërkimore. Në këtë mënyrë do të zëvendësohet "Strategjia e Lizbonës" me të cilën Bashkimi Evropian kërkonte të kthehej deri në vitin 2010 një hapësirë dinamike ekonomike të botës. Deri në vitin 2020, Bashkimi Evropian do të ulë numrin e njerëzve të kërcënuar nga varfëria në 20 milionë. Si do të bëhet kjo, duhet të vendoset nga vendet e veçanta. Kryeministri i ri britanik David Cameron, i njohur për skepticizmin evropian:

"Unë doja të sigurohesha që kjo strategji nuk dëmton kompetencat kombëtare dhe kjo pikë përmbahet edhe në tekstin përfundimtar."

Në kuadër të takimit, kryemninistrat dhe presidentët e BE-së vendosën për të ushtruar sanksione më të ashpra kundër Iranit për shkak të programit atomik. Po ashtu u vendos pranimi i Estonisë në zonën e euros, si dhe fillimi zyrtar i bisedimeve të pranimit të Islandës në BE. Islanda është aktualisht pjesë e hapësirës ekonomike evropipane dhe e tregut të brendshëm evropian. Në vitin 2013 mund të bëhet edhe anëtar i BE-së.

Autor: Susanne Henn/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nu2W
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nu2W