1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Banka Qendrore Evropiane

Anna Sigrist / E. Xhani13 Dhjetor 2012

Banka Qendrore Evropiane (BQE) është një organ i Bashkimit Evropian dhe së bashku me bankat qendrore të 17 shteteve të BE-së formon Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ).

https://p.dw.com/p/171XM
Selia qendrore e BQE në Frankfurt.
Fotografi: Johannes Eisele/AFP/GettyImages

Objektivi prioritar i SEBQ-së është garantimi i stabilitetit të çmimeve në eurozonë. Detyrat qendrore janë përcaktimi dhe zbatimi i politikës monetare në shtetet e Bashkimit Monetar Evropian (BME), administrimi i rezervave valutore zyrtare, mbështetja e sistemit të pagesave dhe zbatimi i transaksioneve valutore. BQE ka gjithashtu të drejtën ekskluzive për emetimin e bankënotave euro në BME.

Sipas Marrëveshjes së Mastriktit, BQE është e pavarur nga çdo ndikim politik. Ajo disponon për këtë arsye edhe buxhetin e saj prej pesë miliardë eurosh, i cili jepet nga bankat qendrore të 17 vendeve të eurozonës të BE-së. Republika Federale e Gjermanisë ka në këtë buxhet pjesën më të madhe.

Monedha e BQE: euro.
Monedha e BQE: euro.Fotografi: picture-alliance/dpa

Instancat

BQE dhe SEBQ u themeluan me marrëveshjen e BE-së në vitin 1993, por institucionet filluan nga puna vetëm në vitin 1998 (BQE) dhe 1999 (SEBQ), me futjen e euros në sistemin e pagesave pa para. Ato zëvendësuan Institutin Evropian të Monedhës, i cili ishte ngritur në vitin 1994 mbi bazën e Unionit Ekonomik dhe Monetar evropian. Selia e BQE është në Frankfurt-mbi-Main.

Organi më i lartë vendimmarrës është Këshilli i BQE-së, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e Drejtorisë dhe presidentët e bankave qendrore kombëtare të vendeve anëtare. Vendimet merren me shumicë të thjeshtë, ku secili anëtar ka një votë.

Presidentit të BQE-së, Mario Draghi.
Presidentit të BQE-së, Mario Draghi.Fotografi: dapd

Vendimet e Këshillit zbatohen nga Drejtoria e BQE-së, e cila përbëhet nga presidenti, një zëvendëspresident dhe katër anëtarë të tjerë. Personeli i Drejtorisë emërohet për tetë vjet nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të eurozonës. Riemërimi nuk lejohet. Në 1 nëntor 2011 guvernatori i Bankës Qendrore Italiane Mario Draghi, zëvendësoi Jean-Claude Trichet si president i BQE-së.