1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Banka Qendrore Evropiane në kërkim të personelit

Nga nëntori 2014 BQE do të kryejë funksionin e mbikqyrjes bankare në BE. Ajo kërkon 1000 punonjës të rinj: bankierë, juristë, informaticienë. Ndërkohë mbikqyrësit e parë bankarë kanë filluar nga puna.

default

Banka Qëndrore Europiane

12 muaj kohë ka Caroline Willeke për të gjetur 1000 punonjës të rinj për mbikqyrjen bankare evropiane, një detyrë e vështirë. Ekonomistja drejton departamentin e burimeve njerëzore për mbikqyrjen bankare të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në krye të një ekipi 10 vetësh. Kanë shumë punë pasi kërkesat për punonjësit e rinj janë të larta: kandidatët duhet të jenë nga vendet anëtare të BE-së, gjuha e punës është anglishtja, një diplomë bachelor ose më mirë master dhe shumë vite punë në profil, janë kriter i detyrueshëm. Bankierë, ekspertë kontabël apo konsulentë firmash, ata duhet të kenë njohuri të mira për bilancet e bankave dhe menaxhimin e riskut. Krahas 770 mbikqyrësve bankarë, kërkojnë edhe ekspertë informatike, juristë, statisticienë dhe punonjës për burimet njerëzore. Deri në nëntor 2014 duhet të jenë zënë të gjitha vendet e lira pasi atëherë BQE fillon kontrollin e bankave më të rëndësishme të Evropës.

Fillimisht menaxherët e lartë

03.12.2013 DW TV Made in Germany EZB Jobs 5

Në kërkim të personelit - Caroline Willeke me kolegët e saj

Për të gjetur kandidatë të përshtatshëm për menaxherët e lartë, Caroline Willeke ka angazhuar të ashtuquajtur "headhunters". "Kemi vendosur që për mbikqyrësit bankarë të përdorim metodën top-down", thotë rekrutuesja. Fillimisht do të plotësohen vendet në menaxhimin e lartë dhe të mesëm. Drejtorët e përgjithshëm duhet t'i zgjedhin vetë më pas drejtorët dhe zv/drejtorët e sektorëve. "Kjo ka avantazhin që menaxherët mund t'i ngrenë vetë ekipet e tyre, të kenë në fokus një miks të mirë të ekipit dhe në rastin ideal të zgjedhin më të mirët", thotë drejtoresha e projektit.

Kërkim personeli në gjithë Evropën

Ekipi i saj është shpërndarë në gjithë Evropën dhe bën reklamë për detyrën e re. Ata kanë bërë prezantime në bankat qendrore dhe autoritetet e mbikqyrjes bankare të shteteve të BE-së: kushtet e punës, rrogat dhe shpërblimet, jeta në Frankfurt-mbi-Main. Edhe për aspekte të tjera, si p.sh. që BQE kanë një kopësht fëmijësh dhe një shkollë evropiane ishin temë e prezantimit. "Ne theksuam gjithashtu se kërkojmë punonjëse femra edhe në postet drejtuese", totë Caroline Willeke. "Bordi ynë ekzekutiv kërkon të rrisë numrin e grave në pozicione drejtuese dhe ka vendosur objektiva përkatës. 1000 vende të reja ofrojnë mundësinë për të ecur përpara në këtë drejtim." Sidoqoftë një emër të njohur nga fusha bankare BQE ka arritur tashmë ta përfshijë në ekipin e saj: Daniele Nouy nga Banka Qendrore franceze është caktuar si kryembikqyrëse bankare. Nëse japin miratimin e tyre Parlamenti dhe Këshilli Evropian, ajo mund të fillojë nga puna që këtë vit.

Mbikqyrësit e parë bankarë kanë nisur nga puna

03.12.2013 DW TV Made in Germany EZB Jobs 6

Karen Shine, një prej punonjësve kandidatë të BQE-së

79 mbikqyrësit e parë bankarë ka nisur punën që në verë. Ata janë të dërguar të bankave qendrore dhe autoriteteve të mbikqyrjes bankare të shteteve të BE-së, një lloj pararoje që duhet të hartojë tërësinë e normave për mbikqyrjen bankare. Irlandezja Irin Karen është një prej tyre. 32-vjeçarja punon për regullat mbi sistemin tarifor. "Ne cilësohemi si pionierë të mbikqyrjes bankare", thotë ekspertja e financave. "Unë mund të përcjell njohuritë që kemi në Bankën Qendrore irlandeze me sistemin e tarifave." Në të vërtetë ajo punon për kontrollin financiar në Bankën Qendrore irlandeze, por duket se do të qendrojë më gjatë në Frankfurt-mbi-Main. Sapo e ka zgjatur qendrimin me një vit.

BQE ka ngritur pesë grupe pune. Dy prej tyre hartojnë bazat juridike dhe një manual për mbikqyrjen bankare. Të tjerët përcaktojnë se cilat banka do të kontrollohen dhe çfarë do të jetë në fokus të kontrolleve. Një grup përgatit kontrollin e bilanceve. Më shumë se gjysma e të dërguarve vijnë nga Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Italia.

Zhvendosja në 2014

Paralelisht zhvillohet edhe një tjetër projekt i madh i BQE i cili duhet të përfundojë në verë 2014: një ndërtesë e re e BQE në lagjen Ostend të Frankfurtit. 2300 punonjës të BQE duhet të zhvendosen në mes të vitit, pa 1000 punonjësit e mbikqyrjes bankare evropiane. Për ata nuk kanë vend. Ndërtesa e re ishte planifikuar kohë më parë dhe mjafton vetëm për 2800 vetë. Mbikqyrësit bankarë do të vendosen në ndërtesën e vjetër të BQE-së në qendër të Frankfurtit. Dhe kur mbikqyrësit të fillojnë nga puna BQE do të mbikqyrë jo vetëm politikën monetare por edhe bankat e Evropës.