1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ban nuk e fton Iranin në Konferencën për Sirinë

Pas kërkesës së opozitës siriane, Ban Ki Mun vendos të mos e ftojë Iranin në konferencën e Gjenevës.

default

Ban Ki Moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun ka përsëritur vendimin për të mos e ftuar Iranin në konferencën për paqe për Sirinë e planifikuar për ditën e mërkurë (22.01). Si arsye për këtë është qëndrimi i opozitës sirianë e cila kishte paralajmëruar se do të bojkotonte këtë konferencë në rast se aleati i presidentit Baschar al Assad, Irani, do të ishte i pranishëm në këtë takim. Pas vendimit të Ban-it, tashmë aleanca e madhe siriane opozitare ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Gjenevë, ku në fokus të këtij takimi do të jetë formimi i një qeverie të përkohshme në Siri.


Në këtë konferencë marrin pjesë rreth 40 vende, mes të cilave fuqitë e mëdha dhe vendet e tjera të rajonit si Arabia Saudite. Ndërkohë Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar një sërë sanksionesh kundër Iranit, pasi shteti islamik nisi implementimin e marrëveshjes për shkurtimin e programit bërthamor. Lëvizja e fundit lehtëson disa nga kufizimet në tregtimin e metaleve të nxjerra nga nafta e gazi natyror dhe metaleve të çmuara, si dhe në dhënien e sigurisë për dërgesat e naftës, mes disa masave të tjera.


Agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara, “Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore” (IAEA), konfirmoi se pasurimi i uraniumit të nivelit të lartë në mjediset e Natanz-it, në Iranin qendror, është ndalur.
Perëndimi akuzon Iranin se po përdor në mënyrë të fshehtë programin bërthamor për të ndërtuar bombën bërthamore, ndërkohë që Teherani këmbëngul se programi është tërësisht për qëllime paqësore.