1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ban Ki Mun mbërriti për vizitë dyditore në Gjermani

Pasdite ai do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën do të bisedojë për gjendjen e përgjithshme në arenën ndërkombëtare dhe reformat në Kombet e Bashkuara.

Ban Ki Mun, sekretari i përgjithshëm i OKB-së

Ban Ki Mun, sekretari i përgjithshëm i OKB-së

Angela Merkeli dhe Ban Ki Mun do të mund të udhëtonin edhe së bashku. 24 orë pas takimit të tyre të fundit në Paris me rastin e festës kombëtare franceze ata shihen përsëri. Por sipas njohësve të mirë të jetës politike aq sa takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, për Banin do të jetë i rëndësishëm edhe simpoziumi në mbrëmje i Fondacionit Bertelsmann, ku me dyer të mbyllura për opinionin do të doskutohet për gjendjen në botë.

Sidoqoftë bilancet e disa ekspertëve të Kombeve të Bashkuara duken jo të suksesshme kur vlerësojnë punën e deritanishme të Ban Ki Moonit në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Helmut Volker është politolog nga Potsdami dhe koordinator i qendrës hulumtuese të Kombeve të Bashkuara:

"Ai nuk po kontribuon që të mbaj zgjuar rëndësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo është mjaft e vështirë pasi që Kombet e Bashkuara edhe ashtu, njëjtë si aksionet në bursë i nënshtrohen lëkundjeve të përhershme dhe vëmendjes së opinionit. Kjo varet përfundimisht nga fakti që ai nuk është si një klub i qeverive të shteteve sovrane të cilat shfyrtëzojnë këtë instrument për të bërë ose mos bërë politikë multilaterale".

Pse nuk i kundërshton ai më fort ShBA-të unilaterale? Pse nuk i koordinon më mirë të gjitha interesat e vendeve, para së gjithash 15 shtetet anëtare në Këshilin e Sigurimit? Pse nuk shpejton reformat e Kombeve të Bashkuara të premtuara në vitin 2005? Përse Gjermania vazhdon ende të mos ketë vendin e saj të përhershëm në Këshillin e Sigurimit? Zëdhënësi në ministrinë e jashtme gjermane, Jens Plëtner megjithatë siguron se:

"Për këtë punohet ashtu si më parë. Gatishmëria jonë, vullneti ynë që në kuadër të një reforme të tillë të marrim më tepër përgjegjësi nuk është ndërprerë. Megjithatë ne shohim se për këtë janë të nevojshme bisedime të vështira dhe një fazë e dytë e negociatave në Nju Jork".

Merkeli dhe Bani kanë mjaft për çfarë të diskutojnë sot në Berlin. Dështimi i deritanishëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Sudan dhe që nga fundjava edhe në Zimbabve mund të jenë temë e takimit, supozon Gynter Plojger (Günther Pleuger) ish-ambasador i Berlinit në Kombet e Bashkuara. Plojger përmend mundësitë që ka Gjermania e cila me mbi 500 milionë euro në vit është kontribuesi i tretë në botë në Kombet e Bashkuara:

"Besoj që Gjermania në thelb sillet si një anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit. Gjermania është e pranishme në shumicën e rajoneve të krizave jo vetëm me ushtarë por edhe me ndihmën e saj për rindërtim. Gjermania luan një rol të rëndësishëm në Nju Jork në formulimin e qëndrimve të përbashkëta evropiane dhe ka kështu ndikim në vendet e tjera anëtare".

  • Data 15.07.2008
  • Autor Tomas Nehls
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EctC
  • Data 15.07.2008
  • Autor Tomas Nehls
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EctC