1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ban Ki Mun i shqetësuar për refuzimin e planit të tij për vendosjen e EULEX-it në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje institucioneve në Prishtinë që të tregojnë më shumë fleksibilitet dhe të jenë më pragmatike.

default

Ban Ki Moon

Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Kosovës të pranojnë planin e tij gjashtëpikësh për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Për shkak të refuzimit të këtij plani prej palës kosovare, është shtyrë takimi i parashikuar për dje i KS të OKB.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, u shpreh i shqetësuar për shkak të refuzimit të planit të tij për vendosjen e EULEX-it në Kosovë dhe i bëri thirrje institucioneve në Prishtinë që të tregojnë më shumë fleksibilitet dhe të jenë më pragmatike.

"Jam i dëshpruar për shkak të refuzimit prej qeverisë në Prishtinë të propozimit gjashtëpikësh i cili ishte dakorduar me qeverinë serbe", theksoi Ban Ki Mun, pasi që u detyrua të shtyjë seancën e KS të OKB, të parashikuar të mbahet ditën e martë në Nju Jork.

Takimi pritet të mbahet deri në fund të javës, pasi që institucionet e Kosovës të kenë trajtuar edhe një herë planin dhe të kenë dhënë mendimin e tyre të fundit.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaqi kanë deklaruar se Kosova ka bërë mjaft lëshime me pranimin e planit të Marti Ahtisarit dhe nuk është e gatshme për lëshime të tjera.

Ban Ki Mun theksoi se misioni evropian EULEX duhet të jetë i paanshëm sa i përket statusit të Kosovës. Sipas tij, misioni duhet të funskionojë në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB, sepse ndërkohë nuk është miratuar ndonjë rezolutë tjetër. Ban Ki Mun bëri të ditur se këto ditë ka zhvilluar konsultime të ngushta me përfaqësuesit e shumë vendeve evropiane dhe SHBA.

"Jam në kontakte të ngushta me liderët e BE dhe qeverisë amerikane. Gjatë samitit në Sharm el Sheik kemi pasur takime të shumta me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE dhe SHBA. Dje kam biseduar edhe me presidencën e BE për këtë çështje", bëri të ditur Ban Ki Mun duke shtuar se topi tani është në gjysmëfushën e Kosovës.

Prishtina dhe autoritetet e Kosovës janë tani ato të cilat duhet t'i shqyrtojnë këto propozime. I tërë procesi mund të zhvillohet vetëm në harmoni me Rezolutën 1244 të KS të OKB", theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, u shpreh në Nju Jork se misioni i EULEX-it duhet të vendoset në bazë të planit të Ahtisarit dhe jo kërkesave të palës serbe dhe rezolutës 1244, sepse Kosova ndërkohë ka shpallur pavarësinë të cilën e kanë njohur 52 shtete.

  • Data 12.11.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ft7R
  • Data 12.11.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ft7R