1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ban Ki-Moon qëndroi në Kosovë

Zgjidhja e tensioneve në veri, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, çështja e të pagjeturve, të drejtat e pakicave dhe ruajtja e trashëgimise kulturore ishin kërkesat që Sekretari i OKB-së, Ki Moon i përcolli Prishtinës.

Ban Ki-Moon qëndroi në Kosovë

Ban Ki-Moon qëndroi në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, mesazhin për rëndësinë e një fqinjësie të mirë dhe mirëkuptimi të ndërsjellë e përcolli edhe tek liderët e Kosovës dhe te populli i saj, i cili siç u shpreh, ka vuajtur shumë nga konflikti dhe është në kërkim të një të ardhmeje në paqe dhe prosperitet. Ndërsa, Prishtinës dhe Beogradit iu bëri thirrje për intensifikimin e çështjes së personave të pagjetur, si një e drejtë fundamentale njerëzore dhe një hap për pajtim të ndërsjellë.

Ban ki Moon:”Zgjidhje e problemeve nëpërmjet dialogut paqësor”

“Mbetem i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe eskalimin e tensioneve përgjatë viteve të fundit. Është thelbësore që çëshjtet e ndjeshme dhe komplekse të lidhura me veriun e Kosovës të zgjidhen nëpërmjet një dialogu të sinqertë e paqësor. Pikëpamjet e komuniteteve të cilët preken drejpërsëdrejti nga këto tensione janë parësore. Zërat e tyre duhet të dëgjohen, ndërsa të drejtat e tyre bazë dhe nevojat duhet të prezantohen në mënyre demokratike”.

Në konferencën e shkurtër për media në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në të cilin sekretari Ban Ki Moon u takua me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryministrin Hashim Thaçi pa asnjë element protokolli shtetëror, kërkoi angazhim më të fuqishëm në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin nëpërmjet nje dialogu të përkushtuar dhe të sinqertë- kërkesë kjo sipas tij, e shtruar paraprakisht tek lidershipi i Beogradit. Ndërsa në fund, ngushëlloi popullin e Kosovës për humbjen e Ali Podrimës, “poetit të madh të Kosovës dhe artistit të njohur ndërkombëtar”.

Thaçi: “Vazhdimi i dialogut, pas implementimit të marrëveshjesh të arritura”

Kryministri i Kosovës Hashimt Thaçi, vizitën e Ban Ki Moon-it në Kosovë e vlerësoi si historike. Ai theksoi se sekretari Ban njeh realitetin e ri në Kosovë dhe repekton aspiratat e popullit të Kosovës për një të ardhme evropiane, duke ia sugjeruar të njëjtën edhe presidentit të sapozgjedhur serb, Tomislav Nikoliq. “Së pari duhet të ndodhë implementimi i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel dhe pastaj të shyrtohen mundësitë e vazhdimit të dialogut teknik për fqinjësi dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetore në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë. Ndërsa, mesazhet për luftë nga presidenti Nikoliq, janë mesazhe të mentalitetit të Sllobaodan Milosheviçit dhe shefit të tij, Sheshelit”.

Ban Ki Moon takohet me liderët fetarë

Pas takimeve me komandantin e KFOR-it, shefin e EULEKS-it dhe atë të misionit të OKB-së në Kosovë, sekretari i organizatës më të madhe botërorë Ban KI-Moon është takuar edhe me krerët fetarë në Deçan dhe në Prizren. "Duke parë Manastirin e Deçanit, unë ia di vlerën edhe më shumë këtij monumenti të trashëgimisë kulturore, i cili është nën mbrojtjen e UNESKO-s. Ndërsa, unë percolla mesazhin tek institucionet e Kosovës për ruajtjen e kësaj trashëgimie, e cila është edhe njëra ndër kërkesat tona,”, i tha sekretari Ban Ki Mund igumenit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiq, i cili e informoi atë për rëndësinë e këtij objekti të ruajtur nga popullata autoktone përgjatë shekujve.

Kishat dhe Manastiret objekte përafrimi dhe jo grindjeje dhe përçarjeje

Pas takimit me dyer te mbyllura, nuk pati prononcim për media. Ndërsa, igumeni Janjiq tha për DW-në se vizita e sekreatrit Ban nuk kishte karakter politik. “Është shumë e rëndësishme që sekretari Ban ki Mun është njoftuar me këto vlera kulturore ,siç e tha edhe ai, të cilat prezantojnë nje pasuri të madhe të gjithë popullit të Kosovës dhe se manastriret dhe kishat duhet të jenë vende të pajtimit dhe të përafrimit ndër njerëz dhe jo të grindjeve dhe të përçarjeve. Të njëjtën e konfirmuam edhe ne., nga qendrimi se duhet të punojmë në rritjen e mirëkuptimit dhe të pajtimit. Sepse, ne kemi jetuar së bashku ndër shekuj dhe kështu duhet të bashkëjetojmë edhe me tutje”, tha Janjic.

Vizita e sekretarit Ban-Historike për Kosovën

Nga baza e KFOR-it në Decan, sekretari Ban Ki Moon në masa të rrepta sigurie u bart me helikopter në bazën e KFOR-it në Prizren, ku paraprakisht vizitoi klerin katolik në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare si dhe atë ortodoks në Kishën e Shën Gjergjit. Përderisa, në Gjaminë e Sinan Pashës sekretari Ban ulur këmbkrq në mësin e krerëve fetar tha se: ”Njerëzit janë të lirë të besojnë në atë që dëshirojnë. Vizita ime në Prizren është bërë me qëllim që të shoh nga afër bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnike. Kosova është një shoqëri shumë etnike dhe shumë fetare dhe në kuadër të kësaj, njerëzit duhet ta gjejnë harmoninë dhe gjuhën e përbashkët të komunikimit. OKB angazhohet gjithmonë për avancimin e kësaj bashkëjetese”.

Vizita e sekretarit Ban Ki Moon në Kosovë zhvillohet në kuadër të një turneu në shtetet e dalura nga ish- Jugollavia dhe është vizita e dytë e një kreu të OKB-së pas asaj të Kofi Anani-it me 2002, kur Kosova ishte nën administrimin e kësaj organizate.

  • Data 25.07.2012
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Fjalët kyç Moon, Kosove
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15eJ0
  • Data 25.07.2012
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Fjalët kyç Moon, Kosove
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15eJ0