1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ban Ki Moon përfundon pa sukses vizitën e tij në Birmani

Udhëheqja ushtarake në Birmani ka refuzuar thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e lideres opozitare Aung San Suu Kyi. Me lideren e opozitës birmaneze nuk arriti të takohet as Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon në Birmani

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon në Birmani

Udhëheqja ushtarake e Birmanisë ka refuzuar përfundimisht një takim në mes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon dhe lideres së opozitës birmaneze Aung San Suu Kyi. Këtë e konfirmoi Ban të shtunën (4.7.) pas një bisede të zhvilluar me drejtuesin e juntës, gjeneralin Than Shwe. 'Jam shumë i zhgënjyer', tha Ban Ki Moon para gazetarëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u angazhua të premten për lirimin e opozitares Aung San Suu Kyi dhe të të gjithë të burgosurve të tjerë politik. Po ashtu Ban bëri thirrje për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare korrekte dhe të lira në vitin e ardhshëm. Nga qarqet e delegacionit që po e shoqëronte kryediplomatin e Kombeve të Bashkuara mësohet se Ban ka bërë pesë propozime, ndër të tjera edhe lejimin e vëzhguesëve të Kombeve të Bashkuara.

"Unë insistova për lirimin e të burgosurve politik në Birmani përfshirë këtu edhe lirimin e Aung San Suu Kyi-it. Insistova për rifillimin e dialogut politik, në atë që ky dialog duhet të zhvillohet me plot kuptim dhe në një nivel të lartë politik në mes të qeverisë dhe opozitës, posaçërisht me inkuadrimin e Auung San Suu Kyi-s. Zgjedhjet duhet të jenë të besueshme, korrekte dhe të përfshijnë të gjitha grupet. Njerëzit në Mianmar duhet me këtë rast të vendosin lirisht", tha ai.

Procesi kundër Aung San Suu Kyi, e cila aktualisht po mbahet në burg, ishte paraparë të vazhdojë të premten. Por ai është shtyrë për javën e ardhshme. Liderja e opozitës, 64 vjeçarja Kyi, akuzohet se i ka thyer rregullat e arrestit shtëpiak. Ajo me këto akuza mund të dënohet deri në pesë vjet.

Në përfundim të qëndrimit të tij në Birmani Ban ka vizituar rajonet të cilat pësuan shkatërrime nga stuhia 'Nargis'. Si pasojë e kësaj katastrofe natyrore jetën patën humbur, apo konsiderohen ende të zhdukur, më tepër se 138 mijë njerëz.

Ndërkohë kryeministri britanik Gordon Brown ka paralajmëruar sanksione të reja kundër regjimit ushtarak të Birmanisë, pas pritjes jo të knaqshme të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon në këtë vend. Sanksionet shtesë janë të domosdoshme, në qoftë se junta vazhdon me sjelljet e këtilla, kumtoi Brown.

Autor: Bernd Musch-Borowska / Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 05.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IhQP
  • Data 05.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IhQP