1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ban Ki Moon: Nuk ka justifikim për brutalitetin

Këshilli i Sigurimit i OKB dënon sulmet ndaj ambasadave perëndimore dhe u bën thirrje të gjitha qeverive që të mbrojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat e akredituara në vendet e tyre.

Nisur prej demonstratave në mbarë botën dhe sulmeve kundër ambasadave të huaja për shkak të një filmi anti-islamik Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon bëri thirrje për qetësi dhe përdorimin e arsyes.

Nuk ka asnjë justifikim për vrasjet dhe brutalitetin që ka shkaktuar shfaqja e këtij filmi në internet, tha Ban në Nju Jork. Eshtë e turpshme që e drejta themelore për lirinë e shprehjes së mendimit u shfrytëzua për një "film të mbushur me urrejtje, një film të neveritshëm" dhe qëllimisht provokues, tha Ban  në një nga seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Policia merr në pyetje autorin e dyshuar të filmit

Maskuar me kapelë, pallto dhe shall për të mos e njohur dhe i shoqëruar nga policia doli nga shtëpia e tij në Cerritos, Kaliforni personi që dyshohet se është krijuesi i filmit anti-islamik për Muhametin. Ai nuk u arrestua - por pranoi vullnetarisht  që policia ta marrë në pyetje. Zyrtarët po hetojnë nëse ky person,  i  cili është i dënuar me kusht, ka shkelur detyrimet. Për shkak të mashtrimeve bankare, ai sipas dënimit me kusht qe i privuar për një kohë nga e drejta që të përdorë kompjuterin apo internetin. Dhe videoja u shfaq pikërish në internet.

Protesta dhe dhunë

Për shkak të kësaj videoje ka disa ditë që në vendet myslimane ka pasur protesta dhe aksione të dhunshme. Zemërimi i myslimanëve radikalë u drejtua të premten për herë të parë edhe kundër diplomatëve gjermanë në Khartum të Sudanit, ku u sulmua ambasada gjermane dhe ajo britanike.

Sudanese demonstrators shout slogans outside the German embassy in Khartoum during a protest against a low-budget film mocking Islam on September 14, 2012. Around 5,000 protesters in the Sudanese capital angry over the amateur anti-Islam film stormed the embassies of Britain and Germany, which was torched and badly damaged. AFP PHOTO / ASHRAF SHAZLY (Photo credit should read ASHRAF SHAZLY/AFP/GettyImages)

Protesta, Sudan Khartum

Imamët kanë bërë thirrje për demonstrata të tjera. Ndërkohë që Këshilli i Sigurimit i OKB i dënoi sulmet ndaj ambasadave perëndimore me fjalë të mprehta dhe u bëri thirrje të gjitha qeverive që të mbrojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat e akredituara në vendet e tyre. Ky është detyrim ndërkombëtar, tha ambasadori i Gjermanisë pranë OKB-së Peter Wittig .

Qeveria në Kajro po përpiqet të paktën ta bëjë këtë dhe e zbrazi sheshin Tahir në Kajro. Por zemërimi nuk duket se do të shuhet shpejt.Vëllazëria  e fuqishme myslimane ka bërë thirrje për protesta të reja.