1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ban i shqetësuar për planet izraelite

AG/Kelmendi3 Dhjetor 2012

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun është shprehur me shqetësim të madh e zhgënjim për planet e palës izraelite. 3000 shtëpi të reja do të ndërtojë Izraeli në territorin palestinez.

https://p.dw.com/p/16ueC
Abas dhe Ban Ki-Moon në Nju Jork
Abas dhe Ban Ki-Moon në Nju JorkFotografi: Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun është shprehur i shqetësuar lidhur me ndërtimin e planifikuar të 3000 shtëpive të reja izraelite në territorin palestinez. Ai foli me "një shqetësim të madh dhe zhgënjim" për planet e palës izraelite, njofton agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Kjo do të ishte një goditje vdekjeprurëse për shanset e një zgjidhjeje për dy shtete. Nga ndërtimet në ngulimet Maale Adumin, Jordani perëndimor do të ndahej de fakto në dy pjesë, tha ai. Më shumë se 500 mijë hebrenj jetojnë në 100 zona të ndërtuara që pas pushtimit të West Bank dhe Jerusalemit Lindor. Ban bëri thirrje për heqjen dorë nga këto plane.

Ndërtime në Jeruzalemin Lindor
Ndërtime në Jeruzalemin LindorFotografi: picture-alliance/dpa

Sipas ligjit ndërkombëtar ndërtimet konsiderohen ilegale, por Izraeli e kundërshton diçka të tillë. Qeveria izraelite kishte njoftuar me parë se do të bllokojë transferimin e taksave të mbledhura nga Izraeli në emër të Autoritetit Palestinez pas dhënies së statusit të shtetit vëzhgues në OKB për Palestinën. Autoriteti palestinez i ka borxh ndër të tjerë furnizuesit me energji elektrike, Israel Electric një shumë prej 200 milionë dollarë, bëri të ditur Ministria Izraelite e Financave.