1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ban i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të luftoj katastrofën e klimës

18 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CIWx

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos humbas më kohë në luftë kundër katastrofës së klimës. Të gjitha vendet duhet të pranojnë një reduktim të qartë të gazërave që shkaktojnë efektin serë, tha Ban gjatë prezantimit të raportit përfundimtar të Këshillit Botëror për Klimën të shtunën në Valencia të Spanjës. Në qendër të dokumentit është konstatimi, se ngrohja e klimës është shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.