1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Balotazh në Poloni- Komorowski kryeson para Jaroslaw Kaczynskit

Në zgjedhjet presidenciale në Poloni, kryeson kryetari i parlamentit polak, Bronislaw Komorowski i Platformës Qytetare Proevropiane, megjithëse nuk ka marrë shumicën absolute. Më 4 korrik në Poloni do ketë balotazh.

Balotazh në Poloni, midis Komorowskit dhe Kaczynskit.

Balotazh në Poloni, midis Komorowskit dhe Kaczynskit.

Duartrokitjet nuk erdhën për presidentin e ri të Polonisë, por vetëm për fituesin e raundit të parë Bronislaw Komorowski, jo vetëm kandidat i Platformës Qytetare Proevropiane, por edhe tifoz futbolli.

Komorowski vetë u shpreh: "Si gjithmonë në jetë, ashtu edhe në futboll, e në çdo lloj sporti - koha shtesë është më e vështira. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm, dhe duhet të mobilizojmë të gjitha forcat për finalen e kësaj gare presidenciale, për balotazhin në 4 korrik."

58 vjeçari konsiderohet si favorit, por nuk e ka të sigurtë fitoren. Kolegu i partisë së Komorovskit, Kryeministri Donald Tusk, para pesë vitesh e shihte veten po ashtu fitimtar të sigurtë, por u mund nga Lech Kaczynski.

Jaroslaw Kaczynski, politikani nacionalkonservativ, vëllai binjak i presidentit polak që humbi jetën në fatkeqësinë e rrëzimit të avionit në Smolensk, më 10 prill të këtij viti.

Jaroslaw Kaczynski, politikani nacionalkonservativ, vëllai binjak i presidentit polak që humbi jetën në fatkeqësinë e rrëzimit të avionit në Smolensk, më 10 prill të këtij viti.

Tusk kujton: "Bronsilaw Komorowski ka arritur këtë kerë një rezultat më të mirë se sa unë para pesë vitesh. Edhe përvoja e Polonisë sot është një tjetër. Në raundin e dytë pra pikënisja e balotazhit për Komorowskin është më optimiste se atëherë. Ai udhëheq, dhe po qe se njerëzit besojnë se raundi i dytë ka akoma më shumë kuptim, atëherë çdo gjë është ashtu siç duhet."

Në rast se Jaroslaw Kaczynski ia del të bindë zgjedhësit, se pas vdekjes së vëllait të tij, ai është bërë një njeri tjetër, më shpirtbutë dhë më i gatshëm për kompromis, atëherë zgjedhjet pas dy javësh do të bëhen më tendosëse.

Vëllai binjak i presidentit të ndjerë, 61 vjeçari, Jaroslaw Kaczynski pas rezultatit, përdori tone pajtuese, ashtu si gjatë fushatës: "Unë i falënderoj të gjithë ata që menduan për të ardhmen e vendit, në këtë kohë të vështirë, sepse këto nuk janë zgjedhje normale, por zgjedhje pas një katastrofe, fatkeqësie dhe tragjedie të madhe. Një gjë është e qartë. Në raundin e dytë bëhet fjalë për dy vizione politike, dhe dy vizione për Poloninë."

Kryetari i parlamentit polak, Bronislaw Komorowski i Platformës Qytetare.

Kryetari i parlamentit polak, Bronislaw Komorowski i Platformës Qytetare.

Nga kandidatët e tjerë, vetëm Grzegorz Napieralski, kandidati i Aleancës së Majtë Demokratike arriti një rezultat dyshifror. Dy kandidatët e tjerë e mbuluan Napieralskin me lëvdata dhe urime, me shpresën që ky të rekomandojë zgjedhësit e tij për njërin prej tyre në raundin e balotazhit.

Pjesëmarrja me 52, 3 përqind në zgjedhjet në Poloni ishte më e lartë se sa pritej. Në balotazhin pas dy javësh pritet një pjesëmarrje më e ulët për shkak të pushimeve të verës.

Autor: Ludger Kazmierczak/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NyJ3
  • Data 21.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NyJ3