1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ballkanin Perëndimor do ta çojë në BE shoqëria civile

Unioni Egjyptian Ballkanik dhe organizata partnere të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në rajon kanë ndërrmarrë një projekt për nxitjen e qeveritë të gjejnë mekanizmat për integrimin e minoriteteve.

Mekanizmat shtetërore aktuale nuk janë as të mjaftueshme, as efikase për mbrojtjen e minoriteteve.

Mekanizmat shtetërore aktuale nuk janë as të mjaftueshme, as efikase për mbrojtjen e minoriteteve.

Bashkëpunimi është çelësi i suksesit. Këtë të vërtetë të njohur e thotë edhe ecuria e këtij projekti të inicuar nga Unioni Egjyptian dhe mbështetur nga organizata partnere të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eva Nedinkovska, nga Maqedonia duke paraqitur në tryezën e rrumballakët të Tiranës, synimet e këtij projekti tha se: “ Qëllimi i tij është fuqizimi i njërezve që i përkasim minoriteteve etnike dhe grupeve vulnerabël ndaj diskriminimit racial, për t'u mundësuar atyre një pjesëmarrje më aktive në proceset vendimmarrëse politike dhe në artikulimin e kërkesave të komuniteteve, prej të cilave ata vijnë, për të sjellë një ndryshim për mirë. Projekti financohet nga BE.”

Hapi i parë për ta realizuar këtë synim është hedhur me treinimin e bashkëpunëtorëve në çdo vend të Ballkanit Perëndimor, që merr pjesë në projekt. Si grupe kryesore të fokusimit apo “target groups” u përzgjodhën politikanët e rinj dhe gratë, që janë pjesa dyfish e diskriminuar në minoritetet etnike. Politikanët e rinj nga këto minoritete mbështeten për t' u aftësuar që të marrin pjesë në jetën politike dhe të artikulojnë nevojat e komunitetit të tyre. “Kemi trenuar 15 bashkëpunëtorë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ata na dërgojnë raporte mujore dhe informojnë për çështjet më të rëndësishme lidhur me minoritetet dhe me çdo lloj diskriminimi ndaj tyre,” thotë Eva Nedinkovska.

Qëllimi i projektit vështirë se do të ishte futur në rrugën e realizimit të tij pa një bashkëpunim të mire rajonal. ‘ Ne kemi partnerë në Shqipëri, Grupin Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, në Serbi, Mal të Zi, Rumani, Bullgari dhe në Gjermani,” thekson Eva Nedinkovska.

Bashkëpunimi mbështetet në situata dhe probleme pothuajse të njejta, që përballojnë minoritetet etnike në Ballkanin Perëndimor: përfaqësim në nivel të ulët në politikë, gjendja e vështirë sociale dhe ekonomike, dhuna në familje. E njëjtë për gjithë rajonin është edhe një mungesë vullneti për bashkëpunim me shoqërinë civile nga ana e strukturave shtetërore. Dhe ky qëndrim ka një arsye. “Ç ështjet e minoriteteve dhe të grupeve vulnerabël vazhdojnë për fat të keq të mbeten taboo kur vjen puna për bashkëpunim mes grupeve të shoqërisë civile, partive politike dhe sidomos problem është bashkëpunimi me institucionet shtetërore,“ vë në dukje Eva Nedinkovska.

Dr. Rubin Zemon

Dr. Rubin Zemon

Rubin Zemon, me titullin Doktor ne Etnologji, është kryetar i Unionit Ballkanik Egjyptian, me seli në Ohër. Në tryezën e rrumbullakët të Tiranës ai ngre një pyetje thelbësore: “ Sa mekanizma ka shteti që të menazhojë problemin e diskriminimit të minoriteteve etnike dhe të përjashtimit të tyre nga pjesëmarrj aktive në jetën publike?

Përgjigja e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga rajoni është që mekanizmat shtetërore aktuale nuk janë as të mjaftueshme, as efikase, ndërkohë që Brukseli para se të nisë negociatat për statusin e vendit kandidat rekomandon përmirësim substancial të situatës. “Për këtë realitet dhe gjetje të tjera që zbulojmë gjatë zbatimit të këtij projekti, ne informojmë Brukselin, Departamentin e Zgjerimit të BE, vetë Komisionerin Olli Rehn. Kemi konstatuar që situata është e njëjtë, problematike por lidhur me integrimin e minoriteteve etnike Kosova, Mali i Zi janë me dobët se Shqipëria. Pas kësaj tryeze në Tiranë do të shkojmë më 4 nëntor në Beograd , pastaj në Podgoricë, në janar në Kosovë, në shkurt në Maqedoni dhe në fund do të organizojmë një takim rajonal,” thotë Rubin Zemon.

Rubin Zemon ka bindjen se projekte të tilla nxisin qeveritë e Ballkanit Perëndimor të plotësojnë rekomandimet e KE, të bashkëpunojnë më mire mes tyre për unifikimin e mekanizmave dhe standarteve lidhur me integrimin e minoriteteve etnike ne shoqëri. Ai thotë se “ Ballkanin Perëndimor do ta çojë në BE shoqëria civile”.

Autor : Ani Ruci

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KANQ
  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KANQ