1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ballkan - BE: Ndërsa EULEX-i duhet të presë në Kosovë, Serbia pritet të afrohet me BE

Misioni i drejtësisë dhe i policisë të BE në Kosovë mund ta fillojë punën më vonë se ç'ishte planifikuar, bëjnë të ditur diplomatë të BE në Bruksel. Ndërkohë vazhdon takimi i ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.

default

BE Bruksel

Diplomatët e BE-së në Bruksel janë shprehur se do të jetë e vështirë të arrrihet numri i synuar prej 1.800 anëtarësh të misionit në muajin qershor. Deri në fund të majit mund të fillojnë nga puna më e shumta 300 nëpunës të EULEX-it, u bë e ditur.

Dilema e Ban Ki Moon

Shkak është me sa duket statusi i pasqaruar juridik i Misionit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Ban Ki Moon nuk ka caktuar ende një mandat për misionin e shtetit juridik, i cili do të marrë përsipër edhe detyra ekzekutivi, krahas konsultimeve dhe mbështetjes së policisë, administratës dhe gjyqeve në Kosovë. Por BE sheh si bazë juridike të misionit rezolutën 1244 të vitit 1999. Kjo rezulotë përcakton megjithatë shprehimisht se është detyrë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së "ngritja e një pranie ndërkombëtare civile në Kosovë."

Ban Ki Moon eröffnet UNCTAD-Konferenz in Ghana

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban nuk do të veprojë kundër dëshirës së Rusisë në çështjen Kosovë

Megjithëse diplomatët përpiqen ta ulin rëndësinë e mandatit, mosdhënia e tij pasqyron dilemën në të cilën ndodhet sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun: dhënia e mandatit EULEX-it do të thoshte për Ban Ki Munin veprim kundër dëshirës së Rusisë, e cila e ka quajtur ilegal misionin. Rusia ka lënë të kuptohet indirekt se mund të bllokojë me veto një zgjedhje për mandat të dytë në post të Ban Ki Munit, nëse ai vepron kundër dëshirës së saj.

Siguria në Kosovë - problematike

Sllovenia, e cila kryeson aktualisht BE, e ka paraqitur në mars problematike gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës. Këto zhvillime bëhen në prag të një afrimi që po synon BE me Serbinë. Në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg, priten sot përpjekje për të përmirësuar raportin e vështirë me Beogradin. Hollanda dhe Belgjika, të cilat e kanë bllokuar deri tani nënshkrimin e një marrëveshjeje me Serbinë, kanë sinjalizuar zbutjen e qëndrimit dhe bërjen e një gjesti në mbështetje të forcave demokratike.

DW.COM

  • Data 29.04.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DqTR
  • Data 29.04.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DqTR