1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ballë për ballë: Të dy kandidatët demokratë, Obama dhe Clinton para sfidës së re

Barack Obama vazhdon të kryesojë para Hillary Klintonit tek demokratët. Të martën për të dy vjen prova tjetër. Votimet parazgjedhore në North Carolina dhe Indiana.

default

Dy kandidatët demokratë për president

Një fitore për Obamën në Indiana do të kishte rëndësi të madhe, ai mund të tregonte me këtë, se ai mund të marrë vota edhe në një shtet me shumë punëtorë. Të dy kandidatët që po zhvillojnë fushatë zgjedhore në Indiana, të dielën u takuan për herë të parë prej kohësh me njëri-tjetrin, në një darkë tradicionale, e cila shërben për të mbledhur ndihma për partinë demokrate. Njërezit u binin burive të makinave në shenjë aprovimi, ndërsa simpatizantë të Barack Obamës kryesisht të rinj në moshë të re dhe me ngjyrë këndonin dhe kërcenin në qendër të Indianapolisit të dielën pasdite vonë. Në qoshen e rrugës më tej simpatizantë të Hillary Klintonit kryesisht gra të të gjitha moshave.

Pak para fillimit të darkës të dyja palët u takuan para qendrës së kongresit dhe qëndruan përballë njëri tjetrit.Trafiku i rrugës Maryland i ndante. Ndërsa në qendrën e kongreseve pastaj oratorë si Evan Bayh, senatori nga Indiana, përbetoheshin për unitetin e partisë, të dy rivalët e shprehën fare qartë garën e tyre në fjalimet që mbajtën.

Hillary Clinton i mëshon përvojës

Hillary Clinton u prezantua si grua, e cila përvesh mëngët dhe ka përvojën e duhur për të zgjidhur më së miri problemet e vendit. Me zë fillimisht pak të ngjirur ajo parashtroi temat e saj. Humbjen e vendeve të punës, çmimet e larta të benzinës, sigurimin e keq shëndetësor dhe shanset e pabarabarta të arsimimit. Ajo u prezantua edhe një herë si alternativë e mirë ndaj Obamës, të cilin e akuzon si elitar dhe që nuk sheh problemet e shtresës së mesme dhe asaj punëtore.

Hillary Clinton bei Vorwahl Texas

Clinton flet para përkrahësve në Teksas

Hillary Clinton: „Dhe nëse deri tani mund të ketë patur dyshime, shtatë vitet e fundit duhet ta kenë treguar se partia demokrate është partia për popullsinë punonjëse dhe për familjet e klasës së mesme, për përparimin dhe për të gjithë ata, që kanë nevojë për një president në krahun e tyre dhe një kampion. Unë prezantohem për kandidaturën e presidentit për të qenë ky kampion."

Obama i mëshon ndryshimit

Barack Obama në fjalimin e tij qe edhe një herë rrënjësor – ai tha, se që prej 15 muajsh, që kur ka shpallur kandidaturën për nominimin për president, është krijuar një lëvizje e madhe nacionale, që dëshëron ndryshimin. Megjithatë ka shumë akoma për të bërë. Ai përmendi edhe disa pika, në të cilat ai ka mendim të ndryshëm nga Hillary Klinton. Kështu psh ajo propozon si republikani John MCCain, që taksat e benzinës të hiqen gjatë pushimeve të verës për shkak të çmimeve të larta të benzinës.

Barack Obama in Pennsylvania

Barack Obama ka zgjedhur slloganin e ndryshimit

Obama për këtë thotë: „Unë do të dëshëroja, që të mund dilja e t´ju tregoja, se si mund t´i zgjidhim problemet tona energjitike me ndihmën e pushimeve. do të dëshëroja të kisha mundësi t´ju thoja, se po e ndërpresim tregtinë për të fituar përsëri ata vende pune që janë spostuar përtej kontinentit tonë. Do të dëshëroja, që që ditën e parë të presidencës sime të zbatoja të planet që prezantoj në fushatë. Por mendoj, që këtë e kemi dëgjuar shpesh në çdo zgjedhje."

Reagimet e demokratëve

Obama, nuk duhej të bënte premtime të tilla, sepse ai e di, që këto probleme nuk mund të zgjidhen aq kollaj. Anëtarët e partisë demokrate, që kishin ardhur në sallën e kongresit në Indianapolis, ishin shumë të kënaqur me kandidatët. Mbrëmjen e së dielës u fol shumë për rëndësinë e madhe, që kanë votimet parazgjedhore në Indiana për Klintonin dhe Obamën. Shqetësimin se beteja e ashpër zgjedhore ndërmjet të dy demokratëve mund të sjellë një dëm të përgjithshëm e ceku Hoëard Dean, kryetari i partisë demokrate në fjalimin e tij: „E vërteta është se të vetmit që mund të na pengonin për të marrë presidencën jemi ne vetë. Ne duhet të mbështesim kandidatin, i cili do të emërohet për këtë post. Dhe secili prej nesh."

"Mendoj, se përsa u përket përmbajtjes konkrete, fjalimi i Hillary Klintonit ishte më i mirë." "Barack Obama ka mbajtur një fjalim ekscelent." "Hillary ka qenë shumë më mirë." "Barack, Barack. Unë kam qenë shumë i lodhur por nuk ikja dot pa mbaruar ai së foluri." „Ah, unë dëshëroj, që të dy të bashkëpunonin. I dua që të dy." Kështu vlerësimet janë të ndryshme, por stmosfera ishte e qetë.

  • Data 05.05.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DtjN
  • Data 05.05.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DtjN