1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

“Balkan Order”- Konferencë ndërkombëtare në Tiranë për çështjet e sigurisë së Ballkanit Perëndimor.

Mbrojtja e vlerave të NATO-s dhe siguria në botë do të vazhdojnë të jenë prioritetet e e aleancës mbrojtëse të Atlantikut Verior.

default

Flamuri i NATO-s krahas atij të Shqipërisë

Ndryshimi i hartës politike të Ballkanit Perëndimor me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ftesa e anëtarësimit, që NATO u ka drejtuar Shqipërisë dhe Kroacisë, janë dy zhvillimet e rëndësishme, nën dritën e të cilave kjo konferencë diskutoi çështjet e sigurisë në Ballkan. Natyrisht pa lënë jashtë vëmendjes edhe progresin, që vendet e rajonit kanë bërë në procesin e integrimit europian.

Personalitete politike ndërkombëtare, përfaqësues nga NATO, politikanë e studiues nga rajoni i vlerësuan këto zhvillime si investime baze për krijimin e një rendi funksional, liberal-demokratik në Ballkan. Një rend i tillë, vunë në dukje diskutantët,do ta bënte pothuajse të pamundur dhe të papërfytyrueshëm një konflikt të armatosur mes shteteve të Ballkanit apo brenda një shteti

“Balkan Order”në kuptimin e sigurisë u ballafaqua me një tezë të rëndësishme: përkundër shumë parashikimeve apo skenareve për efekte domino dhe shpërthim konfliktesh nga pavarësia e Kosovës e kjo nuk ndodhi,” tha në konferencë Albert Rakipi, Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers tha se vlerëson faktin e radhitjes së Shqipërisë përkrah vendeve që e konsideruan shtetin e ri të Koosovës faktor stabiliteti në rajon

“Shqipëria, tha ai, ishte ndër vendet e para, në mos e para, që njohu se pavarësia e Kosovës nuk ishte një kërcënim për vazhdimin e stabilitetit në Ballkan, por një faktor kyç për stabilitetin në Ballkan”, tha ai

Por politizimi i marrëdhënieve Serbi–Kosovë, mosnjohja nga Serbia e pavarësisë së Kosovës, institucionet dhe strukturat paralele ne veri kanë çuar shpesh gjatë vitit të kaluar në zhvillime të rrezikshme, fare pranë shpërthimit të konfliktit, u theksua ne konferencë. Lidhur me sigurinë brenda shteteve te Ballklanit opinioni zotërues ishte ai i rrezikimit të saj nga mungesa e zbatimit te ligjit dhe rregullit për shkak te dobësisë së shtetit dhe ekonomive.

Roli i NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor ishte fokusi tjetër i konferencës.

“Lufta e përbashkët për siguri dhe mbrojtje, e ndjekur nga lufta kundër terrorizmit, janë në fakt prioritetet e mëdha të NATO-s. Bashkëpunimi për të arritur këto objektiva është një e vërtetë universale.” tha Michael Stopford, zv, ndihmës i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për shërbimet strategjike të komunikimit, në fjalën e tij

Duke e konsideruar të sigurtë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në samitin e 3 prillit në Strazburg/ Kel Michael Stopford /s përmendi detyrimet dhee përfitimet e Shqipërisë nga anëtarësimi.

“Ka po kaq detyrime sa edhe të drejta, ka përgjegjësi sa edhe përfitime. NATO dhe Shqipëria presim shumë nga njëri tjeteri, NATO e mirëpret anëtarësimin e Shqipërisë, pasi kjo do ta ndihmojë atë në udhën e saj demokratike dhe të qëndrueshme. Ndërsa Shqipëria do ta ndihmojë Aleancën Atlantike për të realizuar objektivat e saj në 60 vitet e ardhshme,”tha ai.






















  • Data 23.02.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GzgF
  • Data 23.02.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GzgF