1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bali miraton itinerarin deri në 2009

Konferenca e 13-të e Kombeve të Bashkuara për klimën përfundoi me miratimin e një plani për politikën e mbrojtjes së klimës. "Itinerari i Balit" (Bali Roadmap) u miratua mbas dy javë negociatash, pjesërisht dramatike.

default

Aktivistë për mbrojtjen e klimës duke protestuar në Bali

Itinerari i Balit parasheh që deri në fund 2009 të arrihet konventë e re për mbrojtjen klimës, e cila do të zëvendësojë në vitin 2012 protokollin e Kiotos. Kjo ishte konferenca më e madhe deri tani për klimën, por edhe më e gjata. Me 24 orë vonesë, ministri indonezian i mjedisit, Rachmat Uitoelar (Rachmat Witoelar), në cilësinë e kryetari të konferencës dolit të lajmëronte: “Unë do t'ju lutesha, ta miratoni këtë dokument!" Të pranishmit duartrokitën. Por kjo duartrokitje ishte më tepër shenjë lehtësimi, se sa entuziazëm për rezultatin e konferencës. OKB-ja me këtë dokument e arriti qëllimin e saj minimal: Mandatimin e negociatave për një konventë të re klimatike. Por në dokument më kot mund të kërkosh ndonjë limitim të rëndësishëm të emetimit të gazrave serrë. Konkluzionet shkencore të Këshillit Botëror të Klimës, që u miratuan gati një muaj më parë në Valencia të Spanjës, në dokumentin e miratuar në Bali janë reduktuar në një shënim me shkronja të vogla në fund të faqes. Ministri gjerman i mjedisit, Sigmar Gabriel, i cili më parë ishte angazhuar mjaft që të caktoheshin kufij maksimalë për emetimin e gazrave helmuese, mendon se gjithsesi Bali nuk ishte pa sukses: “Përfundimisht mund të thuhet, se arritëm më shumë se ç'prisnim, po të nisemi nga interesat e ndryshme të vendeve pjesëmarrëse, por më pak se ç'duhej, po të kemi parasysh nevojën e domosdoshme për të vepruar me forcë kundër transformimit kilmatik". Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin qenë ata që e kishin bllokuar për një kohë të gjatë procesin. Vetëm në fund, kur mbetën të vetmuar, u dorëzuan dhe ndërruan qendrim. Probleme kishin bërë edhe vendet me hov ekonomik, si Kina, Brazili dhe India. Organizatat e ekologjistëve që ishin mbledhur në Bali për të shoqëruar punimet e konferencës do të kishin preferuar një rezultat më të mirë se ky. Mihael Duve (Miachel Duwe) nga "Rrjeti i veprimit për klimën" (Climate Action Network) ankohet për shembull, që teksti nuk përmban synime konkrete deri në 2009: “Nuk dimë se si do të shkohet nga Bali në Kopenhagë dhe se cilat janë qëllimet që duam të arrijmë gjatë kësaj rruge. Por tani të paktën kemi një proces, i cili e përcakton qartë, se do të ketë negocitat për të caktuar kufijtë maksimalë të emetimit në vendet industriale." Stacioni i parë i itinerarit të Klimës nga Bali në Kopenhagë do të jetë në prill të vitit të ardhshëm kryeqyteti i Ganës, në Afrikën Perëndimore, Akra.
  • Data 15.12.2007
  • Autor Henrik Böhme
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cc73
  • Data 15.12.2007
  • Autor Henrik Böhme
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cc73