1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bakojani: zgjedhjet e lira dhe të ndershme shumë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë

Sot qëndroi në Tiranë, ministrja e jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis. Ajo u takua me autoritetet më të larta zyrtare në Tiranë.

Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha në Tiranë

Kryetarja e OSBE-së, Dora Bakojanis në Tiranë

Vizita e ministres së jashtme greke Dora Bakojanis në Tiranë ngjalli që në krye mjaft interes në opinion shqiptar. Duke patur dhe atributet e kryetares së rradhës së OSBE-së, Bakojanis kishte në axhendën e saj kontakte me autoritetet më të larta shqiptare, përfaqësues të spektrit politik të të gjitha karahëve, si dhe më përfaqësues të Zyrës së OSBE/së në Tiranë.

Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për proceset integruese të Shqipërisë. Këtë ka theksuar gjatë qëndrimit të sotëm në Tiranë shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis. Duke qenë se Bakojanis ishte në Shqipëri dhe me atributin e kryetares së rradhës së OSBE-së, mikpritësi i saj Lulzim Basha, i ka kërkuar vëzhgimin nga kjo organizatë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Kryetarja e OSBE-së, Dora Bakojanis në Tiranë

Kryetarja e OSBE-së, Dora Bakojanis në Tiranë

Basha e përshkroi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje si me perspektivë.

"Greqia është një partner strategjik dhe politik", tha ai gjatë një konferencë të përbashkët me Bakojanis.

Sa i takon problemit aq të debatuar të pronave, ministrja e jashtëme greke deklaroi se "vetëm drejtësia dhe zbatimi i ligjit do të zgjidhin këtë problem".

Para takimit, analisti Artur Zheji, i tha programit tonë se mes Athinës dhe Tiranës nuk duhet të ketë probleme tabu. Ato, sipas tij me vullnet dhe transparencë duhet të shtrohen në tavolinë.

Analisti Artur Zheji

Analisti Artur Zheji

“Mendoj se marrëdhëniet dhe shqetësimet e bartura mes të dy vendeve janë disi problematike. Duke patur këtu parasysh faktin që në këto marrëdhënie Greqia nuk mund të vazhdojë të mbajë tonin dhe impostimin e vendit më të madh dhe vendit më të vogël, vendit më të fortë dhe vendit më të dobët. Sic qe rasti i ratifikimit nga ajo e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Shqipëri – BE, që e kushtëzoi me ndërtimin e varrezave të ushtarvë grekë në territorin shqiptar. Ata e meritojnë një lapidar dhe një varr dinjitoz në Shqipëri, por kjo vendosje e kushteteve për ta trajtuar Shqipërinë si me konture të një identiteti të dyshimtë nuk duhet të vazhdojë më” , tha analisti Artur Zheji.

  • Data 09.02.2009
  • Autor Arben Muka /Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gq62
  • Data 09.02.2009
  • Autor Arben Muka /Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gq62