1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bakojani: jo afate të ngurta për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës

Rëndësia e mbështetjes ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës është theksuar në takimin e ministrit të jashtëm gjerman Shtajnmajer me homologen e tij greke Bakojani.

default

Shtajnmajer dhe Bakojani

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në takimin me ministrin gjerman të punëve të jashtme Frank-Valter Shtajnmajer të enjten në Berlin, tha se zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës duhet kërkuar me mbështetje ndërkombëtare. Sipas presidentit Sejdiu kjo vlen edhe për kohën pas 10 dhjetorit.

Rëndësia e mbështetjes ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës është theksuar në takimin e ministrit të jashtëm gjerman Shtajnmajer me homologen e tij greke Bakojani.

E pyetur nga Deutsche Welle nëse ajo ishte në të njëjtën linjë me ministrin Shtajnmajer për arritjen e një rezultati në bisedimet për Kosovën deri më 10 dhjetor, ministrja greke u përgjigj:

"Greqia nuk është për fiksim afatesh. Mendoj se afate të tilla të ngurta nuk duhet të ketë. Por kjo nuk do të thotë se problemet duhet të vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje. Nëse nevojiten edhe 10 ose 15 ditë me kusht që në fund të tunelit të shihet një dritë atëherë jam e sigurtë se në fund kjo kohë do të jepet."

Ndërsa lidhur me pyetjen nëse partneri në Nato është dakort me pozicionin grek në konfliktin për emrin e Maqedonisë ministrja e jashtme greke Bakojani tha:

"Të gjithë e dinë se ky problem egziston. Unë e kam përsëritur vazhdimisht se veçanërisht në rajonin tonë të ndjeshëm këto probleme nuk duhen injoruar por duhen bërë përpjekje për t'i zgidhur. Ky është qëllimi i qeverisë greke. Propozimet tona janë gjithnjë konstruktive dhe pozitive. Ne kërkojmë një zgjidhje që t'i mundësojë të dyja palëve të jetojnë së bashku qoftë në aleanca, qoftë në familjen e përbashkët europiane. Nuk mund të egzistojë asnjë aleancë që ngrihet mbi marrëdhënie të këqija mes fqinjëve."

  • Data 08.11.2007
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5gt
  • Data 08.11.2007
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5gt