1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bakojani: BE-ja po përpiqet të gjejë një qendrim unik

Me problemin e Kosovës në epiqendër të bisedimeve të tyre, ministrat e jashtëm të Greqisë Dora Bakojani, të Bullgarisë Ivailo Kalfin dhe Rumanisë Adrian Cioroianu mbajtën të shtunën në Athinë një takim tre palësh

default

Nga ky takim ata dolën me një deklaratë dhe qëndrim të përbashkët në mbështetje të përspektivës evropiane të të gjitha vendeve të rajonit, përfshi edhe Serbinë.

Pa as diferencimin më të vogël të tre shefat e diplomacisë vlerësuan si “jo produktiv” dhe “gabim” çdo kushtëzim të përspektivës evropiane të Serbisë me konsensusin e saj për pavarësinë e Kosovës. “Ne mendojmë se asnjë nuk duhet të vendosë Serbinë para kësaj dileme, perspektiva evropiane nuk mund të jetë një pazar me Kosovën”, theksoi ministria e jashtme greke duke i mëshuar nevojës së respektimit të plotë të proçedurës së integrimit. Homologu i saj bullgar do të shtonte: “Rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian është rrugë vlerash dhe kriteresh, kurse Kosova është një tjetër gjë” tha Kalfin, i cili shprehu keqardhjen e tij për “vakuumin e dialogut” që ekziston aktualisht dhe dështimin e të gjitha përpjekjeve komunitare por edhe rajonale për një zgjidhje konsensusi midis Prishtinës dhe Beogradit.

I të njëjtit mendimi ishte edhe mysafiri rumun: “Është e padrejtë të vendosim Serbinë të zgjedhë midis përspektivës evropiane dhe Kosovës” tha Cioroianu, i cili u kërkoi forcave politike në Beograd që t'i kthejnë zgjedhjet e janarit në një “debat evropian". Ai gjithashtu kërkoi nga Brukselit të dërgojë një komision të posaçëm në rajon për të dëgjuar të gjitha pikëpamjet.

Do ta njohin apo jo pavarësinë e Kosovës vendet në fjalë? “Do të përpiqemi të gjejmë një qendrim unik evropian, por do të përpiqemi të menaxhojmë situatën me shumë kujdes” theksoi Bakojani, e cila ashtu si edhe homologët e saj, pa lenë as dyshimin më të vogël për diferecim nga Brukseli, tha se vendimi do të mirret “kur të vijë koha” dhe se është e urtë që “kanalet e komunikimit të jenë të hapura midis Prishtinës dhe Beogradit”.

  • Data 22.12.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfIS
  • Data 22.12.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfIS