1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Bajerni nuk beson në "Mrekullinë e Mynihut"

Barcelona duket më e fortë se kurrë

default

Argjentinasi Lionel Messi i Barcelonës duke festuar golin e parë kundër Bajernit në ndeshjen e vajtjes.

Pas dështimit 0:4 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kampioneve bavarezët nuk besojnë në ndonjë "mrekulli të Mynihut" në ndeshjen e kthimit me ekipin e Barcelonës. Traineri Klinsmann dëshiron të paktën një fitore ndaj njëmbëdhjetëshes së Barcelonës. Një vështrim në vigjilje të ndeshjes.

Kanë ardhur kohë të vështira për Jürgen Klinsmann-in. Pas rezultatit 1:5 në Volfsburg në ndeshjet e Bundesligës dhe pas humbjes 0:4 në Barcelonë në ndeshjen e çerekfinales së Kupës së Kampioneve, Klinasmann-i është në shënjestër të kritikave. Por traineri i Bajernit as që e çon nëpër mend të dorëzohet. Megjithatë në prag të ndeshjes së kthimit me Barcelonën ai është bërë më realist.


"Sigurisht ne nuk duam të shohim ëndrra me sy hapur. Ne nuk mund të ëndërrojmë tani për katër apo pesë gola, por jemi realistë."

Jürgen Klinsmann frustriert in Wolfsburg

Trajneri bavarez Jürgen Klinsmann gjatë ndeshjes së 4 prillit kundër Wolfsburg-ut.

Personalisht Klinsmann-i tashmë e ka fituar "ndeshjen" e parë përfundimtare për ruajtjen e postit. Në lojën kundër Eintraht-Frankfurtit Bajerni i Mynihut e ruajti me dinjitet shansin e vet për titullin e kampionit në Bundesligë duke fituar bindshëm me rezultatin 4:0. Ndërsa tani një fitore e tillë 0:4 ndaj Barcelonës do të ishte sensacionale. Një rezultat i tillë do të çonte në lojë shtesë duke bërë që Bajerni ta kompensonte "humbjen e thellë". Madje me një fitore të tillë Bajerni sërish do të kishte shansin për të dalë në kategorinë e nderit të gjysmëfinalistëve. Por "problemi: Frankfurti nuk është Barcelona“, siç tërhoqi vëmendjen kapiteni i Bajernit, Marc van Bommel, menjëherë pas fitores. Ja që me Barcelonën kundërshtarët Iniesta, Messi apo Henry dhe jo Russ, Chris, Meier.

"Për ne do të ishte një arritje madhështore nëse mundim ekipin, që aktualisht është më i miri në Evropë. Ne do të futemi në lojë me bindje të plotë, me përqendrim dhe agresivitet për t´i sfiduar ata. Por këtë do ta bëjmë duke e ditur mirë që është pothuajse e pamundur t´i mundim ata me pesë gola."

Deri tani në 17 vjetët e Kupës së Kampioneve Deportivo la Korunja 2004 ia ka dalë një herë pas një humbjeje 1:4 në ndeshjen në fushën e vet një fitoren 4:0 në ndeshjen e kthimit ndaj ekipit të Milanit. Një disavantazh me katër gola deri më sot nuk ka arritur ta përmbysë asnjë ekip. Në kampin e spanjollëve megjithatë janë të kujdesshëm. Traineri i Barcelonës, Josip Guardiola, i cili për shkak se e kaloi masën në ndeshjen e parë do të jetë i detyruar të qëndrojë në tribunë në Mynih, tërhoqi vëmendjen për të qenë të kujdesshëm, pas fitores së kampionit rekord të Gjermanisë, Bajenrit, 4:0 ndaj Frankfurtit. Sipas tij: „Bavarezët gjithmonë janë në gjendje të shënojnë katër gola.“

Klinsmann-it i jep shpresë të paktën për fitore situata e shtensionuar e personelit: Lucio është përsëri në formë mjaft të mirë, Phillip Lahm kthehet në ekip dhe Daniel van Buyten është përsëri në skuadër.

Autor: Benjamin Wüst / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Elert Ajazaj