1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Bajerni (gati) kampion, Herta ra në kategorinë e dytë

Në bundesligën gjermane, Bajerni i Mynihut pas një fitoreje kundër skuadrës së Bohumit 3:1 e ka siguruar praktikisht fitoren e titullit kampion në kampionatin gjerman të futbollit.

default

Bajerni feston titullin

Të tre golat për ekipin e bavarezëvë i shënoi Thomas Müller

Bundesliga Spieltag 33 Bayern München Vfl Bochum Thomas Mueller

Thomas Müller

dhe i siguroi ekipit të tij mbetjen në vendin e parë të tabelës. Mirëpo titulli i kampionit një javë para se të përfundojë kampionati u bë i mundur pasi që ekipi i Shalkes humbi në fushën e vet nga Verderi i Bremenit me rezultat 0:2. Trajneri i Shalkes Felix Magath i uroi titullin Bajernit, por ishte shumë i zemëruar për shkak se në pjesën e parë të ndeshjes, referi nuk tregoi në pikën e bardhë, pas një ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë të Mertesackerit kundër Höwedesit të Shalkes.

Felix Magath Schalke Bundesliga

Felix Magath

Sidoqoftë, zyrtarisht Bajerni ende nuk është kampion, por përveç tri pikëve epërsi, ekipi nga Mynihu ka golavarazh më të mirë se Shalke me 17 gola më shumë. Trajneri i Bajernit Louis van Gaal pas fitores u shpreh i gëzuar: "E prisja që Shalke nuk do të fitonte. Kam ftuar dy vajzat, nipat... Është një mbrëmje shumë e bukur."

Verderi i Bremenit është në pozitën e tretë dhe ka më së shumti gjasa që të futet në

Bundesliga Spieltag 33 Bayern München Vfl Bochum Louis van Gaal Thomas Mueller Flash-Galerie

Louis van Gaal dhe Müller

kualifikime për Ligën e Kampionëve. Nga kategoria e parë e Bundeligës ka rënë Herta e Berlinit, pas një barazimi 1:1 me Bajerin e Leverkuzenit. Ndërsa në javën e fundit Bohumi, Nyrembergu dhe Hanoveri do të vendosin se cila prej tyre do të bie në ligën e dytë. Në ndeshjet tjera të ditës së djeshme u shënuan këto rezultate.

Shtutgart - Majnc 2:2;

Hanover - Mënhengladbah 6:1;

Hamburg - Nyremberg 4:0;

Frankfurt - Hofenhajm 1:2;

Këln - Frajburg 2:2 dhe

Dortmund - Volfsburg 1:1.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 02.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NCVa
  • Data 02.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NCVa