1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Bajerni dhe Lioni përballë njëri-tjetrit

Sot në mbrëmje zhvillohet ndeshja e kthimit të garës gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve në futboll mes ekipt gjerman të Bajernit dhe ekipit francez të Lionit.

FC Bajerni dhe Lioni sot përballë njëri-tjetrit

FC Bajerni dhe Lioni sot përballë njëri-tjetrit

Ndeshja e parë në stadiumin e Mynihut përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të mikpritësve të takimit.

Shanset për sot duken të mira. Për herë të parë qysh prej triumfit në vitin 2001, ekipi i Bajernit mund të arrijë përsëri në finale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e sotme mungojnë disa lojtarë si Franck Ribery për shkak të kartonit të kuq që mori në Mynih, Miroslav Klose dhe Anatolij Timotschtschuk që janë të sëmurë, dhe Danijel Pranjic për shkak të tre kartonave të verdhë.

Lojtari i kombëtares Bastian Schweinsteiger megjithatë nuk është i shqetësuar:

"Unë mendoj se dëshira tek ne është shumë e madhe. Ne kemi një shans të madh që duhet natyrisht edhe ta shfrytëzojmë. Unë besoj që është një motivimi shumë i madh dhe i fortë për ne". Edhe kryetari i Klubit të Bajernit, Karlheinz Rummenige është optimist që ekipi gjerman do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve më 22 maj në Madrid.

Autor: dpa/Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 27.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N7XU
  • Data 27.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N7XU