1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Bëhet fjalë për të ardhmen e planetit!"

Deri të premten vazhdon në Durban Konferenca Botërore e Klimës me pjesëmarrjen e 194 shteteve të botës. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon apeloi në Durban për hapa konkretë.

Durban 2011 - Pamje nga konferenca

Durban 2011 - Pamje nga konferenca

Në konferencën botërore të klimës që zhvillon punimet në Durban deri ditën e premte, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon në kuadër të takimit në nivel ministror në këtë konferencë kërkoi të çojmë përpara luftën kundër ngrohjes globale. "Duhet të jemi realistë për pritshmëritë në Durban. Ne i dimë arsyet, shqetësime ekonomike në shumë vende, dallime politike, prioritete të tjera si konfliktet. Por ne mund të arrijmë edhe në Durban përparime konkrete. Bëhet fjalë për të ardhmen e planetit" theksoi Ban duke apeluar tek të deleguarit të tregojnë më shumë durim.

Suedia vendi me rezultatet më të mira!

Ndërkohë organizatat joqeveritare gjermane, Germanwatch rrjeti europian për klimën  Climate Action Network Europë publikuan të martën në Durban si çdo vit indeksin e klimës duke parë me vëmendje politikën për klimën në shumë vende të botës. Bilanci është pesimist. Asnjë vend i botës nuk bën aq sa duhet për mbrojtjen e klimës. Prandaj asnjë shtet në botë nuk i ka merituar tre vendet e para. Në vendin e katërt renditet Suedia, që është vendi i vlverësuar më pozitivisht, siç bën të ditur Wendel Trio, drejtor i Rrjetit Europian të Klimës: "Suedia ka rezultate kaq të mira, sepse ky vend ka emisione të ulta dhe një tendencë uljeje edhe për të ardhmen. Prandaj zë vendin e katërt."

Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Pas Suedisë, renditen Britania e Madhe dhe Gjermania. Christoph Bals nga Germanwatch thotë: "Gjermania ka një përmirësim të lehtë. Ky përmirësim lidhet me kthesën energjitike dhe me dinamikën e re në fushën e energjive të rigjenerueshme. Nga ana tjetër Gjermania nuk është në rrugën e duhur në qëllimin që i ka vënë vetes për reduktimin me 2 gradë të ngrohjes globale."

Ndotësit gjigandë - India, Brazili SHBA

Me nota negative në këtë indeks vlerësohen Kroacia, Polonia dhe Turqia. Këto vende gjenden në shoqërinë e vendeve që bëjnë më pak për klimën, bashkë me Shtetet e Bashkuara, një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në botë.

Drejtori i rrjetit europian Wendel Trio: SHBA renditet në vendin e 52-të, që do të thotë shumë afër fundit. Kjo nuk të habit, sepse SHBA me emetimet për person është nga ndotësit më të mëdhenjë në botë. Shtojmë këtu që në nivel federal, nuk ka asnjë përpjekje në SHBA për të zhvilluar instrumenta politikë që kufizojnë emetimet."

Eksperti Christoph Bals

Eksperti Christoph Bals

Ndërsa një nga vendet që tradicionalisht ka qenë ndër emetuesit më të mëdhenj të gazrave ndotës, Australia e ka përmirësuar me dhjetë vende pozicionin e saj. Ky vend përkundër rezistencës së fortë, ka futur një tatim të ri mbi qymyrin. Edhe Brazili ka përkeqësim të politikës mjedisore dhe ka humbur kështu mjaft vende në renditje. Por më e keqe paraqitet situata në Indui. Në këtë vend janë rritur së tepërmi emetimet ndotëse.

Apeli i mbrojtësve të klimës është i qartë: Të gjitha shtetet e botës duhet të bëjnë më shumë për të moslejuar ngrohjen e mëtejshme të globit.

Autor: Johannes Beck/Lindita Arapi

Redaktoi: