1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bëhet fjalë për të ardhmen e Musharafit - Partia e Navaz Sharifit tërheq ministrat nga qeveria pakistaneze

Ende pa u krijuar mirë qeveria e re pakistaneze është futur në krizë. Shkaktar është konflikti për riemërimin në poste të gjyqtarëve të pushuar më parë nga puna prej presidentit Pervez Musharaf.

Ish kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Ish kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif

Partnerët në koalicion - Partia Popullore e Pakistanit dhe Lidhja Myslimane e Navazi Sharifit nuk arritën të bien dakord për modalitetet për të vendosur riemërimin në poste të gjyqtarëve të pushuar më parë nga puna prej presidentit Pervez Musharaf. Kjo ishte pikërisht ajo çka kishin premtuar ata më parë bashkarisht.

Këtë të martë pas 30 prillit kaloi për herë të dytë afati për riemërimin e gjyqtarëve, afat ky i cili ishte përcaktuar nfa vet partite qeveritare. Deri në minutat e fundit Navaz Sharifi dhe Asif Zardari nga Partia Popullore patën provuar në negociatat e zhvilluara në Dubai dhe në Londër që të arrijnë një marrëveshje - por pa sukses.


Musharaf i druhet gjyqtarëve për shkak se ata mund ta shpallin për ilegale rizgjedhjen e tij. Partia e Navazi Sharifit angazhohet për rivendosjen e gjyqtarëve në postet e tyre ndërkohë që Partia Popullore e Benazir Butos, e drejtuar tani nga vejani i Butos, Asif Zardari gjen gjithmonë një arsye për të qenë kundër. Hamid Khan, një prej liderëve të Lëvizjes së avokatëve kundër Musharafit akuzon Partinë Popullore për tradhti: ajo ka bërë fshehurazi gjëra të përbashkëta me kampin e Musharafit: "Në realitet ka ndodhur kështu: Këshilltarët e Musharafit, Sharifudin Pirzada dhe Malik Qaym dhe këshilltarët e Zardarit ku bën pjesë edhe ministri i drejtësisë Farooq Naik, kanë zhvilluar takime të rregullta. Dhe në këto takime ata kanë bërë plane se si t'i sabotojnë planet e lëvizjes së avokatëve. Ata kanë shkuar për konsultime deri tek gjykatësi i përgjithshëm Abdul Hamid Dogar".

Partia Popullore tani duhet të ballafaqohet me presionin e rrugës. Demonstrata e parë e avokatëve dhe partive opozitare është zhvilluar tashmë në Islamabad. Edhe njëhërë Hamid Khan: "Ne e kemi menduar që këshilltarët e ngushtë të Zardarit do të provojnë që me çdo çmim të pengojnë riemërimin e gjyqtarëve. Por meqenëse kjo çështje përmendej edhe në marrëveshjen për koalicion ne na u duk e drejtë që t'u japim pak kohë edhe pse nuk besonim në fjalët që thoshin. Përfundimisht njerëzit, apo ata që më vonë do të shkruajnë librat e historisë të mos kenë mundësi të thonë që ne nuk u kemi dhënë mundësi partive dhe parlamentit që kjo çështje të zgjidhet në parlament".

Asif Zardari mund të jetë kundër riemërimit të gjyqtarëve për shkak se gjykatat e tanishme i kanë pezulluar të gjitha procedurat gjyqësore kundër tij. Megjithatë shumica e vëzhguesëve pakistanez mendojnë se në lojë është edhe një faktor tjetër: vendet perëndimore e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtrojnë presion ndaj politikanëve në Pakistan për të forcuar aleatin e tyre të vjetër Pervez Musharaf.

M. Ziaudin është korrespodent i gazetës pakistaneze 'Daun' në Londër: "Amerikanët duan që Musharafi të mbush pesë vitet e plota në postin e presidentit. Dhe Partia Popullore tani ndodhet para një dileme: a duhet të rrebelohet kundër bashkë me Navazi Sharifin apo gjërat t'i rregulloj ngadalë, hap pas hapi?".

Vendimi i fundit i Navazi Sharifit e hapi këtë dilemë: tani Partia Popullore duhet të marrë një ngjyrë.

  • Data 13.05.2008
  • Autor Bärthlein, Thomas DW Südasien
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dyt5
  • Data 13.05.2008
  • Autor Bärthlein, Thomas DW Südasien
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dyt5