1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Azilkërkimi në Gjermani rrugë e gabuar

29 Nëntor 2017

Novoseja është fshat në qarkun e Kukësit, ku pothuajse të gjithë të rinjtë kanë ikur në emigrim në Angli dhe Gjermani. Ata që tentuan azilin në Gjermani janë kthyer sërish në vendlindje dhe nuk kanë asnjë të ardhur.

https://p.dw.com/p/2oQ3V
Albanien Dorf Theth
Fotografi: DW/L.Plani

Fshatrat e thellë të veriut të Shqipërisë janë ndër më të prekurit nga emigracioni. Novoseja ndodhet 40 km larg nga qyteti i Kukësit. Në dimër fshati duket si i braktisur. Kafe, duhan dhe domino, kjo është "puna" kryesore e burrave të fshatit. Punë nuk ka.

Të rinjtë kanë ikur pothuajse të gjithë në Angli ose në Gjermani.

Azilkërkimi në Gjermani rrugë e gabuar

Në Gjermani aktualisht ka 14 mijë shqiptarë, të cilët duhet të kthehen në Shqipëri.

Këtë shifër e bëri të ditur ambasadorja gjermane në Shqipëri Susanne Schütz, e cila mori pjesë në inagurimin e rrugës dhe ujësjellësit të ri të fshatit. "Ky proces do të kërkojë një kohë të caktuar. Nuk di t'ju them afatet kohore që do të mjaftojnë që ky problem të marrë zgjidhje, megjithatë është e rëndësishme të thuhet se rruga e azilkërkimit në Gjermani është një rrugë e gabuar." - tha ambasadorja.

Edhe vetë banorët e Novosjesës e kanë kuptuar tashmë se azili nuk është rruga e duhur.