1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Azilkërkuesit rrezikojnë liberalizimin e vizave

3 Dhjetor 2010

Për shtetasit e Bosnjë-Hercegovinës ende nuk vlen regjimi i udhëtimit pa viza, ndërkohë që në Gjerman tani janë paraqitur azilkërkuesit e parë. Në Berlin kanë kërkuar azil dhjetë familje nga ky vend

https://p.dw.com/p/QOjM
Ndërrimi i pasaportës së vjetër me atë biometrike në stacionin e policisë në SarajevëFotografi: DW

Numri i kërkesave për azil në Gjermani po rritet nga dita në ditë. Statistikat tregojnë se në tetor janë rrëzuar të gjitha rekordet e deritanishme. Në krahasim me vitin e kaluar është rritur numri për 80 për qind. Në vend të parë në statistikat e tetorit janë shtetasit e Serbisë me rreth 23 për qind të kërkesave. Pasojnë shtetasit e Maqedonisë me 16 për qind, ndërsa në vendin e tretë janë afganët me 11,5 % nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në Gjermani.

Nga sektori për pranimin e kërkesave për azil na thonë në kushte anonimiteti se vetëm javën e kaluar në Berlin janë paraqitur rreth dhjetë familje nga vendet Bijelina dhe Vllasenica të Bosnjë-Hercegovinës.

Bosnien Balkan Umtausch von Pässen wegen Visa-Freiheit
Ndërrimi i pasaportës së vjetër me atë biometrike në stacionin e policisë në SarajevëFotografi: AP

„Dikush i ka sjellë këtu javën e kaluar rreth dhjetë familje dhe tani gjendja është më e qetë. Ata pas kalimit të kufirit i fshehin pasaportat dhe tregojnë vetëm çertifikatën e lindjes. Gjermanët nuk i pyesin asgjë, sepse kështu janë rregullat, kur kërkohet azil. Gjermanëve nuk u intereson, kur kërkon azil, se ku e ke pasaportën", thotë bashkëbiseduesja e Deutsche Welles.

Ndër dhjetë familjet e ardhura nga Bosnjë-Hercegovina është edhe një rome 36 vjeçare me dhjetë fëmijët e saj. Ajo thotë se muajin e ardhshëm do të vijë edhe burri i saj me dy fëmijë të tjerë. Ndër azilkërkuesit është edhe një rom nga Bijelina, i cili pohon se pjesa tjetër e familjes së tij do të vijë menjëherë pas futjes në fuqi të të drejtës për udhëtim pa viza. Shkaqet e ardhjes dhe kërkimit të azilit janë gjithmonë të njëjta: diskriminimi dhe gjendja e rëndë ekonomike

„Të gjithë thonë se janë të varfër dhe nuk ka asgjë, se jetojnë në kushte të mjera... Thonë se askush nuk i do romët dhe gjëra të ngjashme!“

Për shtetasit nga vendet ish-jugosllave e pamundur të marrin azil

Procesi i përpunimit të kërkesavë për azil në Gjermani zgjat tre deri në gjashtë muaj. Por shtetasit nga vendet ish-jugosllave nuk kanë asnjë shans të marrin azil. Këtë konfirmon edhe përvoja e përditshme, pohon ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Berlin, Tomislav Limov.

Tomislav Limov, Botschafter von Bosnien-Herzegowina
Tomislav Limov, Ambasador i Bosnjë-Herzegovinës në GjermaniFotografi: DW

„Çdo ditë nënshkruaj dokumente për kthimin në vend të shtetasve tanë. Ndër ta ka nga të gjitha kombësitë dhe jo vetëm romë. Ky fakt duhet shikuar në sy dhe duhet të përgjigjemi si shtet. Ne jemi të gatshëm që t'u përgjigjemi sfidave dhe shpresoj se nuk do të ketë pasoja."

Pasoja të mundshme nga keqpërdorimi i liberalizimit të vizave

Ambasadori Limov megjithatë paralajmëron për pasojat e mundshme, sepse Komisioni Evropian ka paralajmëruar shumë qartë që në Bosnjë-Hercegovinë dhe Shqipëri të mos keqpërdoret liberalizimi i vizave. Pas përvojave të hidhura me shtetasit e Serbisë dhe Maqedonisë, autoritetet evropiane pohojnë se rrezikun më të madh paraqesin "azilkërkuesit e rrejshëm". „Besoj se Bosnjë-Hercegovina e ka mësuar këtë leksion dhe se nuk do të ketë ndonjë valë të madhe të shtetasve tanë, që kërkojnë azil", thotë ambasadori Limov dhe shton: "Do të ketë edhe kontrolle të shtuara dhe bashkëpunim mes organeve të caktuara. Madje edhe Serbia ka bërë kohët e fundit disa përparime. Më e rëndësishmja është që në fazën e parë të kontrollojmë këtë proces."

Autor: Selma Filipoviq

Redaktoi: Angjelina Verbica