1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Azil politik në Ekuador? Turi politik i Edward Snowden

Pas Assange në Ekuador kërkon azil politik edhe Edward Snowden. Por Ekuadori reagon më i rezervuar kësaj here. Ndërkohë SHBA drejton kritika të ashpra ndaj Rusisë dhe Kinës.

Arratia e Edward Snowden i ngjason një filmi thriller. Zbuluesi fluturoi nga Hongkongu përmes Kinës në Rusi. Shtetet e Bashkuara apeluan ndaj të gjitha këtyre vendeve të arrestonin Snowden, por ai nuk u ndal askund. Në aeroportin e Moskës gjurmët e tij humbasin, sipas gjasave ai nuk është ngjitur në avionin e përfolur drejt Kubës. Po qe se mbërrin në Amerikën e Jugut, atëherë ritmi i udhëtimit do të ulet.

Në foto, Jorge Jurado , ambasadori ekuadorian në Berlin

Në foto, Jorge Jurado , ambasadori ekuadorian në Berlin

Pasi Ekuadori, vendi ku Snowden ka aplikuar për azil politik me një letër drejtuar presidentit të vendit, Rafael Correa, nuk do të vendosë menjëherë për këtë çështje. "Në rastin e Julian Assange procesi zgjati dy muaj. Ndoshta këtë herë mund të zgjasë pak më shumë, ndoshta edhe më pak", shprehet Jorge Jurado, ambasadori ekuadorian në Berlin në bisedë me Deutsche Welle-n. Sido që të marrin zhvillimet, baza e vendimit do të bëhet duke respektuar parimet e Kartës së Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara - "jo interesat e grupeve apo vendeve të ndryshme". Ndërsa ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Ricardo Patiño shprehet më i përmbajtur: Në marrjen e vendimit për dhënien e azilit, vendi i tij do të marrë në konsideratë edhe kundërshtimet e SHBA-së, citojnë agjencitë spanjolle të lajmeve.

Një vend me ligje të ashpra mediatike

Në foto: Correa, Chavez dhe Morales

Në foto: Correa, Chavez dhe Morales

Në gusht të vitit 2012, Ekuadori i ofroi azil politik themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili është stacionuar që atëherë në ambasadën ekuadoriane në Londër. Tani shteti i Andeve sërish i bie t'i presë rrugën SHBA-së në përpjekjet e saj për të kapur ata që kanë nxjerrë sekrete të rëndësishme të SHBA-së. "Në Ekuador është shumë e përhapur përshtypja që qeveria amerikane pikërisht të gjitha ato parime që ajo i vetë i deklaron si universale, i hedh po vetë poshtë. Në këtë kuptim ekziston simpati për marrjen në mbrojtje të njerëzve si Assange apo Snowden", thekson Jonas Wolff, ekspert për Amerikën Latine në Institutin e Landit Hesen për studimet e paqes dhe konflikteve. Qeveria ekuadoriane e mbështet këtë qëndrim.

Në maj të vitit 201 presidenti Rafael Correa nisi mandatin e tretë të tij - një kryetar shteti, i cili së bashku me presidentin e ndarë nga jeta ndërkohë, Hugo Chaves dhe Evo Morales, presidentin bolivian kanë krijuar një front të majtë kundër SHBA-së dhe që nuk i vënë fre gojës. Me presidentët e tjerë socialistë të Amerikës Latine, Rafael Correan e bashkon grindja me mediat private dhe një kurs i ashpër ndaj politikës mediatike. Të gjitha këto kanë bërë që kritikët të ngrihen në barrikada.

Pamje simbolike - shtypi në Ekuador

Pamje simbolike - shtypi në Ekuador

"Tingëllon ironike që qeveria Correa, e cila vetë ka probleme me lirinë e shtypit dhe mediat private, paraqitet në shkallë ndërkombëtare si roje dhe mbrojtëse e informantëve dhe gazetarëve të përndjekur", shprehet Jonas Wolff. Në mesin e këtij muaji në Ekuador u miratua një ligj i kontestuar mediatik me një paragraf kundër "thirrjes nxitëse e diskredituese mediale" që kritikët e shohin si fundin e gazetarisë investigative.

Tone të ashpra ndaj Kinës e Rusisë

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Ekuadori do t'i ofrojë Snowden-it ekzilin e dëshirua, aty ku qëndroi, pra në stacionet e ndërmjetme Rusi dhe Kinë kanë mbërittur ndërkohë notat e ashpra zyrtare amerikane. Ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry paralajmëroi Rusinë dhe Kinën për pasoja në rast se ato do të kenë pasur njoftime dhe e kanë bojkotuar qëllimisht ekstradimin e tij.

Eksperti për Europën Lindore, Klaus Segber nuk është i mendimit se rasti Snowden do të ketë pasoja për marrëdhëniet amerikano-ruse. "SHBA dhe Rusia kanë një radhë problemesh politike, ku ato nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, ky rast është vetëm një gur në këtë mozaik", shprehet ai duke pasur parasysh qëndrimet e kundërta të dy vendeve në lidhje me Sirinë apo në çështjet e armatimit. Skenarin tjetër - që Snowden të qëndrojë në Rusi dhe të rëndojë me këtë më shumë marrëdhëniet SHBA-Rusi -, eksperti Segbers e cilëson si më të pamundur. "Besoj se edhe qeveria ruse nuk do të ishte e entuziazmuar ta mbante këtë mik të paftuar për një kohë të gjatë, ajo vetë ka interes ta heqë qafe një problem të tillë."