1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Avramopoulos: Kosova jo shumë larg libelarizimit të vizave

Dimitris Avramopoulos, komisioner për çështje të migrimit dhe shtetësi në Bashkimin Evropian, tha të martën (10.03) në Prishtinë se dita për shpalljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është e largët.

EU-Kommissar Dimitris Avramopoulos mit kosovarischem Präsidenten Atifete Jahjaga

Komisioneri i BE Dimitris Avramopoulos në takimin me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga

Komisioneri për çështje të migrimit dhe shtetësi në Bashkimin Evropian, Dimitris Avramopoulos, tha në Prishtinë se ai është i bindur se Kosova së shpejti do ta këtë datën e liberalizimin e vizave. Këtë deklaratë, komisioneri Avramopoulos, e bëri gjatë një vizite që realizoi të martën ( 10.03 ) në Kosovë, ku takoi të gjithë udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës. "Së shpejti do të jepet një lajm i mirë për Kosovën rreth liberalizimit të vizave. Rruga nuk është e largët, por normalisht duhen plotësuar kriteret. Kosova duhet të shënojë disa përparime të ndjeshme në luftimin e korrupsionit dhe migrimit të paligjshëm, para se të marrë datën e liberalizimit", tha Avramopoulos, gjatë një konference të përbashkët për media me dy ministra kosovar, atë Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

"Vetëm me rezultate të vërteta në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në profilet e larta dhe me ndërmarrjen e masave për parandalimin e krizave aktuale të migrimit të paligjshëm do të më mundësonte mua personalisht që në emër të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian t'i njoftoj qytetarët e Kosovës se mund të lëvizin pa viza", tha Dimitris Avramopoulos, duke shfaqur besimin se qeveria e Kosovës do t'ia dalë që t'i përmbushë detyrimet dhe reformat në mënyrë që të marrë edhe datën për liberalizim të vizave. "Jam shumë optimist për marrëdhëniet tona në të ardhmen dhe nuk është e largët dita kur do të jemi në gjendje që ta shpallim datën e liberalizimit të vizave", ka thënë Avramopoulos.

EU-Kommissar Dimitris Avramopoulos mit kosovarischem Ministerpräsidenten Isa Mustafa

Komisioneri i BE Dimitris Avramopoulos në takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa

Dialogu për liberalizim të vizave për Kosovën, migrimi ilegal, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë, ishin temat qendrore për të cilat Komisioneri për çështje të migrimit në Bashkimin Evropian, Dimitris Avramopoulos, bisedoi me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

E sa i përkët migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa, gjatë takimeve të veçuara e njoftuan komisionerin Avramopoulos mbi angazhimin e institucioneve të Kosovës për ndërprerjen e dukurisë së migrimit ilegal, fenomen ky që ishte shumë i theksuar në fund të vitit të shkuar dhe në këtë fillimviti. "Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave dhe se prioritet për të gjithë qytetarët pa dallim është integrimi në Bashkimin Evropian, prandaj vendi ynë duhet të ketë perspektivë të qartë evropiane", tha presidentja Atifete Jahjaga.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe komisioneri Avramopulos, konstatuan se tashmë është vendosur nën kontroll fluksi i emigracionit. Kryeministri Isa Mustafa, ritheksoi nevojën për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kosova është i vetmi vend në Evropë me regjim vizash. Po ashtu kryeministri Isa Mustafa, veçoi nevojën që Kosova të nënshkruaj marrëveshje për punësim sezonal të kosovarëve në vende të Bashkimit Evropian.

Një çështje tjetër për të cilën komisioneri Avramopulos diskutoi me udhëheqësit institucional në Prishtinë, ishte ajo e vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian përmes marrëveshjes së stabilizim asocimit, MSA. Kjo Marrëveshje pritet të nënshkruhet në gjysmën e parë të këitj viti, mirëpo, jetësimi i saj do të kërkojë ende kohë.