1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Avokati i Assanges Snowdenit: Jo kthim në SHBA

Avokati i themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange tregon se çfarë duhet të ndodhë që klienti i tij të mund të largohet nga ambasada e Ekuadorit. Veç kësaj, Michael Ratner ka një këshillë të mirë për Edward Snowden.

default

Edward Snowden

DW: Çfarë mendoni për reagimet në Evropë ndaj dënimit të Bradley Manningut dhe për zbulimet e Edward Snowden-it?

Michael Ratner: Reagimi në Evropë ishte në tërësi shumë më i mirë se në SHBA. Artikujt në Evropë nisin shpesh me fjalë si "NSA ka bërë këtë...", në vend të sulmeve kundër Snowdenit, të tipit si "Snowdeni është një person i tillë...". Edhe unë mendoj se reagimi i Evropës së prekur nga përgjimi është shumë i rëndësishëm. Në SHBA kjo ka luajtur një rol, por në Evropë reagimi ishte më i fortë. Me sa duket qeveritë në Evropë nuk janë kaq të ndershme. Ato i dinin disa gjëra, por në momentin që ato bëhen publike, ato përpiqen të distancohen.

Çfarë do t'i rekomandonit Snowdenit, po të ishit avokati i tij?

Unë do të kisha shkuar që në fillim ndoshta në një vend tjetër nga Kina dhe Hongkongu. Ndoshta do të kisha shkuar në Venezuelë. Dhe tani SHBA do të kishin qenë vendi i fundit, ku do të shkoja. Po e shohim si e trajtuan Bradley Manningun: ndoshta ai do të qendrojë i burgosur për një kohë të gjatë. Por kushtet e arrestit të tij njihen dhe dihet sa jo korrekt ishte procesi i tij gjyqësor. Shihet se Julian Assange ndodhet praktikisht i bllokuar në një ambasadë, nga frika, se do ta dërgojnë në SHBA, ku nuk do ta lënë të gjykohet në liri, pas pagimit të një garancie, se do ta mbajnë të arrestuar pa kontakte me botën e jashtme dhe do të ketë një proces jo korrekt gjyqësor.

USA Anwalt Michael Ratner

Avokati amerikan Michael Ratner

Çfarë mendoni që e pret Snowdenin?

Shpresa ime për Edward Snowdenin është që ai të ketë mundësi të udhëtojë në një vend që do ta zgjedhë ai. Aktualisht ky vend duket të jetë Venezuela. Problemi për Ed Snowdenin do të jetë se do të jetë e vështirë që ai të udhëtojë me avion nga Rusia në Venezuelë, pa e detyruar SHBA avionin që të ulet. Ai ndodhet aktualisht në këtë pikë. Por njëkohësisht ai të paktën është një njeri i lirë, krahasuar me atë se çfarë do ta priste atë në SHBA, në një burg sekret.

Michael Ratner është avokati amerikan i WikiLeaks dhe i Julian Assange. Ai është kryetar i Qendrës Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe Humane (ECCHR) në Berlin dhe ish-president i Qendrës për të Drejtat Kushtetuese në Nju Jork.