1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Avokatët do të apelojnë kundër dorëzimit të Mlladiçit në Hagë

Gjykata e Hagës ka kohë që e pret: ish-komandanti i ushtrisë serbo-boshnjake Ratko Mlladiç, duhet të përgjigjet para gjykatës për krime lufte. Beogradi dha dritën e gjelbër, avokatët e Mlladiçit duan të apelojnë.

default

Ende ka disa që e quajnë hero - Demonstrata pro Mlladiçit në Beograd

Ata ekzistojnë vërtet: njerëzit të cilët thërrasin emrin e Ratko Mlladiçit me altoparlantë dhe e konsiderojnë atë një hero. Disa mijëra prej tyre iu përgjigjën thirrjes së Partisë Radikale Serbe, dhe u mblodhën të dielën në mbrëmje (29.5.) para parlamentit në Beograd. Lidija Vukicevic: "Ne kemi ardhur për të protestuar paqësisht kundër arrestimit të turpshëm të heroit serb, gjeneralit Ratko Mlladiç."

Ndër oratorët në miting ishte edhe Darko Mlladic, djali i ish-komandantit të serbëve të Bosnjës: "Kush thotë se Ratko Mlladiç ka qenë një hakmarrës, gënjen. Ai ishte mbrojtës i popullit të tij dhe i popujve të tjerë. Ai nuk ka luftuar kundër popujve të tjerë apo besimeve të tjera, por për lirinë e popullit të tij.“ Sipas tij gjykata e Hagës është një institucion "antiserb" dhe babai i tij nuk e ka vendin atje pasi është i pafajshëm.

Belgrad Serbien Pro Ratko Mladic Demonstration

Demonstrata kundër dorëzimit të Mlladiçit

Për viktimat asnjë dënim nuk i rikthen jetët e humbura

Në veshët e viktimave këto fjalë tingëllojnë me siguri si tallje. Zumra Shahomeroviç ka humbur të shoqin në luftë. Ai ishte një nga 8.000 viktimat e masakrës së Srebrenicës, për të cilën Gjykata e Hagës bën përgjegjës Ratko Mlladiçin. Pas shumë vitesh Zumra Shahomeroviç është rikthyer në Srebrenicë.

Zumra Sahomerovic: "Për krimet e Mlladiçit nuk ka dënim të përshtatshëm. Edhe nëse dënohet me burgim të përjetshëm, çfarë është kjo! Asnjë jetë e humbur nuk rikthehet më. Ajo që ka ndodhur nuk mund të zhbëhet. Megjithatë është e rëndësishme që ai të dalë para drejtësisë dhe të vuajë dënimin për këtë krim."

Belgrad Serbien Pro Ratko Mladic Demonstration

Pamje nga demonstratat

Por kusht për këtë është që Ratko Mlladiç të dorëzohet vërtet në Hagë. Drejtësia serbe në fund të javës së kaluar dha dritën e gjelbër. Pritet megjithatë që avokatët e 69-vjeçarit ta apelojnë vendimin për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të klientit të tyre. Por vëzhguesit presin që ky apelim të mos ketë ndonjë ndikim tjetër veç ndoshta shtyrjes së dorëzimit në Hagë.

Në Beograd masat e sigurisë janë shtuar dukshëm që prej arrestimit të Mlladiçit. Edhe gjatë mitingut të Partisë Radikale ditën e dielë (29.5.) ishin të pranishme forca të shumta policore. Megjithatë pati trazira të rënda me shumë të plagosur. Më shumë se 100 demonstrues, kryesisht të rinj u arrestuan përkohësisht.