1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Avionë amerikanë pa pilotë asgjësojnë militantë

SHBA përdor prej vitesh avionë pa pilotë në zonën kufitare afgano-pakistaneze për asgjesimin e luftëtarëve të Al-Kaidës. Baza juridike dhe efektiviteti i tyre është i diskutueshëm. Shpesh qëllohen edhe civilë.

default

Avion pa pilot

Qeveria amerikane kurrë më parë nuk ka përdorur kaq shumë avionë pa pilot, si tani në zonën kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Aksionet e CIA-s amerikane shpesh janë në koordinim me ushtarakët pakistanezë, por deri tani kurrë nuk është shpjeguar se mbi ç'baza juridike përdoren këta avionë. Tani për herë të parë jepen pak më shumë shpjegime

Ata që duan të jenë në rrjedhë, duket të vizitojnë faqen e internetit www.newamerica.net. Atje bëhen vlerësimet dhe aktualizohen lajmet e burimeve të besueshme, agjencive të lajmeve, apo të dhënave qeveritare. Prej vitit 2004 ka pasur 122 sulme të konfirmuara të avionëve amerikanë pa pilot në veriperëndim të Pakistanit, vetëm gjatë këtij viti, 26. Pasi që të dhënat për viktimat e këtyre sulmeve janë të ndryshme - prej 900 deri 1281 njerëz. Rreth dy të tretat janë cilësuar si "militantë", që do të thotë se një e treta e viktimave kanë qenë civilë.

Afghanistan / US-Soldaten / Helmand

Ushtarë amerikanë në Helmand

Hamid Mir, drejtor i gazetës pakistaneze "Geo News Islamabad", thotë se sulmet e këtilla janë në kundërshtim me kartën e OKB-së.

„Askush nuk mund të shpjegojë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare me 'luftën kundër terrorizmit'."

Por SHBA-ja duket se po. Disa avokatë kanë paralajmëruar edhe ngritjen e aktpadive të para. Profesorja Mary O´Connell për radion NPR shprehet shumë skeptike.

„Nga aspekti juridik këto janë aksione shumë ekstreme: vrasje e njerëzve pa paralajmërime dhe shpjegime, vetëm pse kanë statusin e anëtarit të El-Kaidës."

Këtë javë për herë të parë ka marrë fjalën një përfaqësues i qeverisë amerikane, këshilltari Harold Koh. Ish - profesori i unversitetit Yale shpjegoi:

"Si pasojë e sulmeve të tmerrshme të 11 shtatorit 2001, SHBA-ja gjendet në konflikt të armatosur me El-Kaidën dhe talibanët. E drejta e saj për vetëmbrojtje me mjete ushtarake është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare."

Nëse një person do të jetë në shënjestër të sulmeve të këtilla, varet prej kushteve konkrete.

"Cila është shkalla e rrezikut? A cenohet sovraniteti i një shteti? Si qëndron puna me aftësinë dhe vullnetin e këtyre vendeve për t'u përballur me rreziqet nga ky person?"

Flash-Galerie Pakistan: Soldaten in Lahore, Pakistan

Ushtarë pakistanezë në Lahore

Sidoqoftë CIA dhe forcat ushtarake amerikane po përqendrohen në zbulimin dhe vrasjen e talibanëve dhe udhëheqësve të El-Kaidës në zonën kufitare të Pakistanit. Një qëllim tjetër është numri sa më i vogël i viktimave të tjera. Në Uashington thuhet se edhe për këtë shkak janë më mirë vrasjet e porositura, se sa goditjet me bomba nga avionët. Megjithatë numri i viktimave civile është rreth një e treta e numrit të përgjithshëm. Gazetari pakistanez Hamid Mir mendon se kjo nuk paraqet vetëm shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe gabim taktik.

„Kjo mënyrë e luftës shton urrejtjen dhe terrorin, jo vetëm kundër ushtrisë pakistaneze, por edhe SHBA-së.“

Ndërsa sa i përket krerëve të El-Kaidës, ai pohon:

„Osama bin Laden është gjallë. Ayman al-Zawahiri është gjallë. Mulla Omar është gjallë!“

Autor: Silke Hasselmann/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 29.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mh3N
  • Data 29.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mh3N