1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Aventura më e madhe e shekullit të 21-të - Avioni i parë me energji diellore

Për të fluturuar avionët shpenzojnë shumë karburant. Kohët e fundit dy zviceranë prezantuan në Cyrih prototipin e një avioni që fluturon me energji diellore.

Avioni i parë me energji diellore

Avioni i parë me energji diellore

Për Bertrand Piccard kjo është aventura më e madhe e shekullit të 21-të, - avioni i parë me energji diellore, i cili mund të fluturojë ditë e natë pa pasur nevojë për pikë karburanti. Së bashku me inxhinierin Andre Borschberg dhe një grup ekspetësh prej 70-vetësh ai filloi nga puna me këtë projekt në vitin 2003. HB-SIA, quhet pototipi i avionit që punon me energji diellore. Krahët e avionit kanë një gjatësi prej 61 metrash, pra thuajse sa të një avioni Airbus A340. Kurse kabina e pilotëve (cockpit) nuk është më e madhe se ajo e një avioni të zakonshëm që punon me energjinë e erës. E gjitha të kujton një lakuriq nate trupvogël, por me krahë gjigande.

Bertrand Picard dhe Andre Borschberg

Bertrand Picard dhe Andre Borschberg

"Ai shumë i madh, dhe kur mendon se i gjithë sistemi peshon vetëm një ton e gjysmë, atëhere raporti mes madhësisë dhe peshës të bën vërtet shumë përshtypje" - thotë Hannes Ross, i cili pas 35 vjetësh punë në koncernin e prodhimit dhe teknikës së avionëve EADS punon tani si konsulent për dy pionerët zviceranë të fluturimit me energji diellore Bertrand Piccard dhe André Borschberg.


Pesha e lehtë e avionit në krahasim me madhësinë e krahëve të tij lidhet me faktin se tek to duhet të montohen 12.000 qelizat diellore që shërbejnë për të furnizuar katër elektromotorët me nga 10 kuajfuqi secili. Për fluturimet natën përdoren bateri me lithium polimer të cilat karikohen gjatë ditës nga energjia diellore. Për shkak se këto bateri edhe në rastet më të favorshme nuk kanë mundësi të akumulojnë energji për të gjithë natën, inxhinierët përdorin një teknikë të veçantë:

"Ne nisemi gjatë ditës dhe përdorim energjinë diellore për arritur lartësinë e fluturimit deri në 8500 Metra. Në darkë, kur fillon të perëndojë dielli, fillojmë uljen, kjo zgjat dy-tri orë dhe gjatë kësaj kohe nuk kemi nevojë të përdorim bateritë." - sqaron André Borschberg.


Ulja e ngadaltë e avionit bëhet pa harxhuar energji, por kur avioni arrin një nivel të caktuar përpara se të bierë errësira vihen në veprim bateritë. Ky projekt ambicioz nuk do të qe i mundur pa zhvillimin e materialeve të reja ultra të lehta. Fillimisht ky avion do të qëndrojë në ajër non-stop rreth 36 orë duke flutuar me një shpejtësi prej rreth 70 km/h deri në pikën e uljes.


Pas prezantimit të sukseshëm të kësaj risie të madhe në historinë e aviacionit, dhe kalimit të fazave të provave në simulator avioni pritet të fluturojë në kushte reale.

"Fluturimi i parë është planifikuar për në mes muajit tetor. Fjala është për fluturime të shkurtra. Ne nuk i dimë me saktësi karakteristikat e avionit për këtë do të ecim hap pas hapi. Dhe shpresojmë që fluturimin e parë të madh të kryejmë përpara fundit të vitit.“

Përvoja ngaky projekt do të përdoret për ndërtimin e avionëve të tjerë

Përvoja ngaky projekt do të përdoret për ndërtimin e avionëve të tjerë

Përvoja dhe rezultatet e këtoj projekti do të përdoren për ndërtimin e avionit të dytë me energji diellore. Për vitin 2012 është parashikuar që ky avion të bëjë një fluturim rreth botës.


Autor: Thomas Wagner / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti