1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Avantazhi i konservatorëve në Britani nuk mjafton për shumicën absolute

Krijimi i qeverisë së ardhshme do të jetë i vështirë. Konservatorët pritet të marrin 306 vende, duke mos arritur shumicën absolute prej 326 mandatesh. Partia laburiste pritet të marrë 262 vende.

Lideri i Partisë Konservatore, David Cameron

Lideri i Partisë Konservatore, David Cameron

David Cameron është fitues i zgjedhjeve: partia e tij konservatore arriti të fitoj katër mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Udhëheqësi konservator ka fituar me rezultat të shkëlqyer edhe zgjedhjet në qarkun e tij zgjedhor:

"Në nivel kombëtar ne duhet të presim deri sa të dalin të githa rezultatet. Por që tani është e qartë se Partia Laburiste ka humbur mandatin e saj për të qeverisur."

David Cameron me bashkëshorten e tij Samantha

David Cameron me bashkëshorten e tij Samantha

"

Megjithatë kryeministri Gordon Brown e sheh këtë ndryshe. Edhe ai ka mbrojtur qarkun e tij zgjedhor në Skoci dhe tani provon siç duket të shpëtojë atë që mund të shpëtohet. Ai dëshiron të foromojë një qeveri koalicioni thuhet në qarqet e partisë laburiste.

"Rezultati i zgjedhjeve në këtë vend nuk dihet ende. Por obligimi im ndaj këtij vendi pas këtyre zgjedhjeve do të jetë që të jap pjesën e kontributit tim që Britania e Madhe të ketë një qeveri të fortë, stabile dhe me orinetim të qartë, e cila do të jetë në gjendje ta çojë vendin drejt një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike."

Ndërkohë siç informon korrespodentja jonë nga Londra Kimete Bytyqi, votimi i djeshëm u përcoll me disa probleme. Qindra votues mbetën pa votuar kur kutitë e votimit u mbyllën mbrëmë në ora 22:00. Në disa qendra policia u thirr për të mbajtur rregullin me radhët e njerëzve që prisnin për të votuar".

Jemi shumë të zemruar", thotë një votuese. "Është shumë jodemokratike. Njerëzit prisnin nëpër shi, ne e marrim këtë shumë seriozisht."

Kryeministri britanik Gordon Brown me bashkëshorten Sarah

Kryeministri britanik Gordon Brown me bashkëshorten Sarah

Votuesit mbetën pa votuar në një njësi votuese në Manchester në veri të Britanisë së Madhe. Në një tjetër njësi votuese, atë të liderit të Liberal Demokratëve, në qytetin e Shefildit radhët ishin të gjata dhe duhej pritur gati tri orë. Ndërsa në Liverpul u shënua mungesë e fletëvotimeve. Raste kur votuesit u kthyen pa votuar pati edhe në disa njësi votimi në Londër dhe Birmingham. Të gjitha partitë kryesore kanë shprehur brengosje. Disa rezultate individuale mund të ballafaqohen me kontestime. Komisioni zgjedhor ka thënë se do të bëjë rishqyrtim të thellë.Sipas ligjit, dyert e njësive të votimit mbyllen në ora 22 në mbrëmje. Letrat për votim nuk mund të lëshohen pas kësaj kohe por votuesit që mbajnë letrat për votim duhet të ketë mundësi votimi.

Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme. Të dyja palët, si konservatorët ashtu dhe laburistët duhet të kërkojnë mbështetjen e liberaldemokratit Nick Clegg. Sipas disa sondazheve të kryera në Britaninë e Madhe në parlamentin e ardhshëm me 650 vende konservatorët do të kenë 305 deputetë, 95 më shumë se në vitin 2005, laburistët do të kenë 255 deputetë, 94 më pak se në zgjedhjet e kaluara ndërsa liberaldemokratët 61 një vend më pak se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa nacionalistët dhe parti të tjera të vogla do të kenë gjithësej 29.

Autorë: Anke van Loyen/Kimete Bytyqi/Esat Ahmeti

Redaktoi: Eliana Xhani