1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Avantazhet e marrëveshjes së shumëpritur politike në Bosnje-Hercegovinë

Liderët në B-H ranë dakord pak ditë më parë për Këshillin e Ministrave, regjistrimin e sistemin e ndihmës së shtetit. Por deri tani nuk dihet asgjë për emrat e ministrave të rinj, veç përkatësisë së tyre nacionale.

Takimi në Sarajevë

Takimi në Sarajevë

Marrëveshja e liderëve politikë në Bosnjë-Hercegovinë, e arritur në takimin e mbajtur me 28 Dhjetor në Sarajevë, parashikon që kroatët të kenë postin e udhëheqësit të Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Drejtësisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe për Refugjatë. Serbët do të kenë në dorë Ministrinë e Financave, Tregtisë, Ekonomisë dhe Çështjeve Civile, ndërsa boshnjakët Ministrinë e Jashtme, Sigurisë, Mbrojtjes, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Janë arritur marrëveshje edhe për agjencitë shtetërore

Krerët e tri grupeve etnike kanë rënë dakord edhe për pozicionet në agjencitë e shtetit. Serbët do të drejtojnë Agjencinë për Hetime dhe Mbrojtje si dhe Agjencinë Rregullative për Komunikim, ndërsa kroatët do të kenë postin e drejtorit të Drejtorisë Fiskale.

Milorad Dodik

Millorad Dodik i (pa)kënaqur

Liderët politikë kanë rënë dakord pra që dy postet më të rëndësishme t'u takojnë serbëve. Ndërsa boshnjakët do të udhëheqin me Agjencinë e Dokumentave të Identifikimit si dhe Agjencinë e Evidencës dhe Shkëmbimin e të Dhënave.

Finacimi për vitin 2012

Buxheti i institucioneve të shtetit në vitin 2012 do të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2010. Ndërkohë që tani duhet mundësuar financimi i agjencive të reja. Liderët politikë kanë rënë dakord edhe për regjistrimin e banorëve të Bosnjë-Hercegovinës si dhe sistemin e ndihmave të shtetit. Sa i përket regjistrimit, ata kanë rënë dakord që të shlyhen neni i konstestuar 48 i Ligjit për shtetësinë në B-H.

Në këtë takim morën pjesë Sulejman Tihiq, Millorad Dodik, Mlladen Bosiq, Dragan Çoviq, Bozho Lubiq dhe Zllatko Lagumxhija.

Marrëveshja përshëndetet nga organizata të ndryshme

Dragan Çaviq dhe Zllatko Lagumxhija

Kroatët Dragan Çaviq dhe Zllatko Lagumxhija edhe më të (pa)kënaqur

Realizimi i tërësishëm i kësaj marrëveshjeje do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në procesin e integrimeve evropiane, vlerëson analisti Ivica Qavar. Këshilli i Ministrave do të ketë mundësinë e realizimit të kërkesave dhe paraqitjes së kandidaturës për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Me rëndësi është që të arrihet marrëveshje edhe për regjistrimin në Bosnjë-Hercegovinë", thotë Qavar duke shtuar se qytetarët e këtij vendi kanë paguar një çmim të lartë të mosmarrëveshjeve të 14 viteve të fundit. Gjatë vitit 2011 Parlamenti i Bosnjë-Hercegovinës ka miratuar vetëm 12 ligje dhe ka refuzuar gjashtë projektligje të tjera.

Marrëveshjen e liderëve politikë e kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në këtë vend. "Është shumë me rëndësi që liderët vendorë kanë rënë dakord  për ligjet e një rëndësie të veçantë në procesin e integrimeve evropiane", kumtoi delegacioni i BE-së në Sarajevë.

Autoritetet ndërkombëtare kanë kërkuar prej palëve që të zbatojnë në tërësi marrëveshjet e arritura dhe të sigurojnë mjetet financiare për zbatimin e tyre. Liderët e shteteve kryesore kanë shprehur kënaqësi për shkak të "atmosferës konstruktive dhe kompromiseve të arritura". Vlerësimet e tyre përputhen me ato të Dodikut i cili tha: "Nuk e kemi arritur gjithçka që kemi kërkuar, por askush nuk i ka realizuar të gjitha".

I vetmi i pakënaqur ishte njëri  prej përfaqësuesit kroatë Bozho Lubiq, i cili këtë dokument e  ka nënshkruar me kusht. Problemi kryesor mes kroatëve është që ata ende nuk kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve mes partive të tyre politike.

Autor: Samir Huseinoviq/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi