1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Avancimi i punëve do të vlerësohet nga bashkëpunimi me Hagën

Gazetat gjermane mbi afrimin e Serbisë dhe të Kroacisë me Bashkimin Evropian dhe vizitën e Dalai Lamës në Gjermani.

default

Pasqyra e shtypit

Afrimin e Serbisë dhe të Kroacisë me Bashkimin Evropian e komenton gazeta MITTELDEUTSCHE ZEITUNG që del në Hale:

"Masa e matjes së avancimit të punëve do të mbetet se si do të bashkëpunojë Serbia dhe Kroacia me Tribunalin për Krime lufte në Hagë. Zagrebi e dorëzoi pak kohë më parë në Tribunal gjeneralin e kërkuar Ante Gotovina. Në botën e jashtme ky hap shpërblehet, por në politikën e brendshme ai po e copëton shoqërinë. Sa thellë do të shkojnë të çarat përmes Serbisë kur të dorëzohen një ditë Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç? Evropa mund t'i mbushë këto të çara, me ndihmën e politikanëve si Boris Tadiç. Për këtë ai duhet të marrë çdo ndihmë të mundshme, sepse Evropa ka nevojë për të."

Vizita aktuale e Dalai Lamas në Gjermani po shoqërohet me diskutime për faktin nëse ai duhet pritur zyrtarisht apo jo, për t'u mos rënduar sërish marrëdhëniet me Kinën. Midis politikanëve gjermanë për këtë ka mendime të ndryshme. Në gazetën FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG për këtë temë lexojmë:

"Gjatë fundjavës, grindja për mënyrën si duhet trajtuar Dalai Lama u shkallëzua më tej. Ministri i jashtëm Shtajnmajer nuk dëshiron ta presë Dalai Lamën, për të mos rënduar marrëdhëniet me Kinën. Kolegia e tij në kabinet nga e njëjta parti, Vicorek- Cojl përkundrazi shkon me Dalai Laman në Hotelin Adlon të Berlinit dhe ha mëngjes me të. Në vend që ta paraqesë këtë si strategji të dyfishtë të barazpeshuar, Shtajnmajeri shpreh hapur zemërimin e tij, ndërsa kryetarin i partisë Bek e kap sërish një nga krizat pa pasoja të tërbimit nga inati. Që këto ngacmime depërtojnë në publik, nuk është rastësi, por pasojë e një luftë pa kompromis për kandidaturën për kancelar. Për një kohë të gjatë, partia nuk mund ta durojë më këtë vakum drejtimi."

Tibetasit nuk janë të gjithë në mbështetje të Dalai Lamës. Për këtë, në gazetën FRÄNKISCHER TAG ndër të tjera lexojmë:

" Janë grupe të vogla, të cilat nuk janë në gjendje ta prishin harmoninë e madhe të aktiviteteve në publik të Dalai Lamës. Por ato tregojnë, se Tibeti ka më shumë fytyra, se sa ajo gjithmonë miqësore dhe e paqtë e Dalai Lamas. Një fakt, të cilin e harrojnë me dëshirë shumë nga ithtarët e tij."

  • Data 19.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2dm
  • Data 19.05.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E2dm