1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Autostrada Kosovë-Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës çdo ditë i ndjejnë pasojat e infrastrukturës së dobët. Marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar e nënshkruar midis Maqedonisë dhe Kosovës hap derën për ndihmë financiare nga Evropa

default

Fshati kufitar Debelldeh ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

Gazmendi është një djalosh i ri nga një fshat në afërsi të Likovës në Kumanovë. Ai çdo ditë udhëton deri në Gjilan, Kosovë, ku edhe punon. Ky qytet nuk është gjeografikisht larg nga shtëpia e tij, por meqë nuk ka vendkalim kufitar më afër me Kosovën, ai është i detyruar që vazhdimisht ta shfrytëzojë vendkalimin kufitar të Bllacës, i cili për të paraqet humbje kohe. Ky kumanovar i ri është vetëm një nga shumë qytetarët e të dy vendeve fqinje, të cilët çdo ditë i ndjejnë pasojat nga infrastruktura e dobët.

Autoritetet në Shkup dhe Prishtinë përpiqen ta përmirësojnë situatën

Maqedonia dhe Kosova së bashku do të aplikojnë për projekte në Bruksel, të cilat janë në interes të të dy vendeve. Bashkëpunimi ndërkufitar tanimë funksionon mirë me të gjithë fqinjët. Ndërsa është planifikuar edhe projekti parë Maqedoni-Kosovë.

"Duhet të shfrytëzohen mjetet e komponencës IPA për vitin 2010. 1, 2 milion Euro për ndërtimin e vendkalimit kufitar Belanovcë–Stançiç“. Kuptohet këto të holla ju takojnë të dy palëve dhe ky është projekti ynë i parë i përbashkët.

Kështu shprehet për Dojçe Velen ministri i vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë Musa Xhaferi.

Sadri Ferati Musa Dzaferi

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe dhe homologu i tij nga Kosova Sadri Ferati



Ai dhe homologu i tij nga Kosova Sadri Ferati drejtuan grupet e punës që të miratojnë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar. Ky dokument është një kusht për marrjen e parave nga fondet evropiane. Evropa mbështet dhe financon bashkëpunimin ndërkufitar. Ndërsa Maqedonia dhe Kosova duhet t'i përcaktojnë prioritetet e tyre dhe të ofrojnë projekte.


"Duke pasur parasysh se kufiri Maqedoni-Kosovë shtrihet më shumë në zonën malore, atëherë prioriteti ynë i parë do të jetë ndërtimi i rrugëve, të cilat lehtësojnë komunikimin midis njerëzve. Pastaj shfrytëzimi i të gjitha burimeve natyrore, bujqësisë dhe turizmit. Në këtë zonë gjithashtu mungojnë qendrat rekreative sportive-dimörore, për të cilat kapacitet të madh ka mali Sharr“. Tha ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës, Ferati.

Tani komunikimi mes dy vendeve fqinje realizohet vetëm përmes dy pikave kufitare, asaj të Bllacës dhe Jazhincës.

Vizioni për ndërtimin e magjistrales Shkup-Prishtinë nuk është i parealizueshëm


"Qeveria jonë ka një projekt për të dhënë në koncesion, ndërtimin e rrugës nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në Shkup. Nga qeveria e Kosovës varet, nëse ajo do t'i bashkangjitet projektit për ta ndërtuar magjistralen në anën e Kosovës, për të cilin nevojitet një bashkëpunim dinamik“.

Shpjegoi ministri Xhaferi duke shtuar se infrastruktura ekzistuese është e pamjaftueshme për komunikimin dhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

Të njëtin qëndrim ka edhe ministri i Kosovës Ferati.

"Unë nuk e di numrin e saktë të udhëtarëve, por kam njohuri se ekziston një qarkullim i madh e sidomos në vendkalimin kufitar të Bllacës. Mendoj se me ndërtimin e kalimit kufitar jo vetëm që do të shkurtohet koha e nevojshme për të udhëtuar por edhe do të shkarkohet vendkalimi kufitar në Bllacë, ku shpesh krijohen bllokime të trafikut dhe njerëzve, që presin“ .

Maqedonia ka marrëveshje për bashkëpunim kufitar midis Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe tani me Kosovën. Për Kosovën, kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji. Në të ardhmen nga fondet e IPA-s do të kërkohen të holla për projekte të përbashkëta në arsim, bujqësi, infrastrukturë e kulturë.

Ministrat janë optimistö se shumat, që do të vihen në dispozicion për të dyja vendet, do të rriten nga viti në vit.



Autor: Goran Petreski/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NGbf
  • Data 06.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NGbf