1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Autoritetet që merren me zbardhjen e Securitates ndodhen para shpërbërjes

Tre vjet më parë Rumania filloi të merret me zbardhjen e sistemit të spiunimit të kohës së komunizmit. Autoritetet për zbardhjen e dosjeve ndodhen tani para shpërbërjes

Pallati i parlamentit dhe muzem, Bukuresht

Pallati i parlamentit dhe muzem, Bukuresht

Shumë njerëz në Rumani janë të indinjuar me vendimin që ka marrë Gjykata kushtetuese e vendit. Ditën e enjte, më 31 janar Gjykata Kushtetuese quajti si të kundërligjshme pjesët kryesore të ligjit që merret zbardhjen e dosjeve të shërbimit të famshëm sekret rumun, Securitate. Përpjekjet për zbardhjen e periudhës së Çausheskut morrën kështu një goditje fatale. Akuzën e pati ngritur Dan Voiculescu, një njeri që është marrë me blerjen e valutës në periudhën e diktatorit Nicolae Ceausescu.

"Më mirë një huligan se sa një funksioner partie, më mirë i vdekur se sa komunist" - Një këngë proteste që vjen nga koha e ndryshimeve në Rumani dhe që këndohet sot në qendër të Bukureshtit. Protesta drejtohet kundër një vendimi të Gjykatësit Kushtetues, që deklaron si të paligjshme punën e autoriteteve që merren me zbardhjen e dosjeve të sigurimit. Një burrë i drejtohet turmës me fjalët: „Ne kërkojmë ndryshimin e ligjit dhe dorëheqjen e gjykatësit."

„Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje. Dorëheqja juaj - lirija jonë", bërtasin demostruesit. Ata kanë ndër mend të mblidhen çdo ditë në qendër të qytetit. Nga frika që kanë prej ish komunistëve që vazhdojnë ende të tërheqin fijet e pushtetit. Ndryshe nga çfarë është bërë në Gjermani, qeveria rumune vendosi vetëm tre vjet më parë që t`ja dorëzoje të gjitha dosjet e ish Securitates famëkeqe një autoriteti i cili do të funksiononte njësoj siç funksionon në Gjermani Zyra e të ngarkuarës së qeverisë me dosjet e Shtazit.

Dy milionë dosje spiunësh dhe të spiunuarish janë duke u studiuar

Përmbajtja e tyre është me forcë të madhe politike, thotë Kryetari i shefi i zyrës që merret me zbardhjen e dosjeve, Constantin Dumitrescu. „Katër pesë muaj më parë ne morrëm sinjalin se mund të fillonim të studionim dosjet. Por ne nuk jemi në gjendje të bëjmë ndonjë punë të madhe. Ne kemi punësuar vetëm 300 punonjës, ndërkohë që Zyra analoge gjermane ka punësuar 3 000. Megjithatë njerëzit i zuri paniku. Nga frika e zbulimit të sekreteve. Sikur të kishim më shumë punonjës, do të arrinim rezultate fantastike."

Por edhe pa numrin e mjaftueshëm të bashkëpunëtorëve, zbulimet e bëra deri tani kanë qenë shumë interesante: Disa dhjetra ish komunistë, ndër të cilët gjykatës dhe prokurorë duhet të kenë frikë për vendin e punës. Dokumentat tregojnë se ata kanë qenë bashkëpunëtorë sekretë ose bashkëpunëtorë jozyrtarë. „Për shumë nga këta gjykatës dhe prokurorë nuk kemi mundur të gjejmë dokumentat që tregojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Ata kanë patur kohë të mjaftueshme për t`i zhdukur dokumentat.

Por ne kemi informacione të mjaftueshme nga dosjet e atyre që janë spiunuar dhe përndjekur. Kur erdhi puna deri këtu, gjykatësit dhe prokurorët thanë: "Duhet bërë shpejt e shpejt diçka."

Faktikisht në administratën rumune, në drejtësi por edhe në politikë ekziston frika nga zbulimet që mund të jenë kompromentuese. Këtu bazohet edhe argumentimi i vendimit të Gjykatës së Lartë: Autoritetet rumune për zbardhjen e komunizmit mund të dëmtojnë njerëz të pafajshëm me zbulimet e veta. Dokumentat nuk janë të besueshme. Ato nuk mund të përdoren për të marrë vendime për fajësim ose jo të personave. Paragjykimet nuk kanë të bëjnë me të drejtën e ligjit.

Një argument ky që ka ushqyer edhe në Gjermani herë pas herë diskutime - por në Rumani ato mund të shkaktojnë krizë qeveritare: Sipas vendimit të Gjykatësit Kushtetues kandidatët e zgjedhjeve parlamentare dhe komunale të sivjetme, por edhe të zgjedhjeve presidenciale dhe evropiane, që do të zhvillohen vitin tjetër nuk do të kontrollohen më dhe hiqen nga listat e kandidatëve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimit sekret.

Publicisti rumun Mircea Dinescu, bën pjësë në Këshillin e Autoriteteve për zbardhjen e të kaluarës komuniste. Ai beson se vendimi i Gjykatësit karakterizohet nga shpirti i pamëshirshëm i të kaluarës çausheskiane. „Minjtë kanë dalë sërish sot dhe na detyrojnë të mbyllim gojën."

Për Mircea Dinsecun është e qartë: Vendimi i gjykatës kërkon të ndalojë publikimin e materialeve interesante. Ai kërkon t`i japë fund gjithë punës për zbardhjen e historisë.

  • Data 05.02.2008
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2tv
  • Data 05.02.2008
  • Autor Andreas Meyer-Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2tv