1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Autoritetet kosovare kanë plane për të vënë në funksion doganat e veriut të Kosovës

Në kufirin verior të Kosovës me Serbinë prej shtatë muajsh nuk funksionojnë pikat doganore. Çështja e doganave veriore të Kosovës me Serbinë është shndërruar në pjesë të bisedave të UNMIK-u me qeverinë e Beogradit

default

Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Shërbimit Doganor thonë se ata kanë plane veprimi për kthimin e funksionalitetit në pikat doganore veriore të Kosovës me Serbinë. Por sipas tyre kjo çështje tashmë ka kaluar në rrafshin politik, gjww që u pamundëson atyre që të veprojnë. Pikat doganore të Kosovës veriore me Serbinë janë jashtë funksionit që nga shpallja e pavërësisë, sepse u dogjën nga grupe serbësh. Për pasojë ka muaj të tërë që në pjesën veriore të Kosovës zhvillohet kontrabandë me mallra, ndërsa, humbjet e buxhetit të Kosovës llogariten me miliona euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave, thotë se ky shërbim ka një plan operacional për të vepruar, por për këtë i duhet edhe mbështetja e makanizmave të lartë të shtetit.

"Shërbimi Doganor i Kosovës, ka kohë që e ka planin e vet operacional. Ai parasheh kthimin e doganierëve dhe mënyrën se si do të kthehen. Por, për t'u zbatuar ky plan, natyrisht kërkohet edhe vulneti dhe vendimi i mekanizmave të lartë të shtetit. Çështja e doganave veriore të Kosovës me Serbinë të gjith dinë se është shndërruar në një problem politik, ndërsa pasojat janë në buxhetin e Kosovës i cili po humb me miliona euro", thotë zëdhënësi Stavileci.

Zyrtarë të policisë, ndërkaq, thonë se edhe nga ana e tyre ata kanë plane që të veprojnë menjëherë, për të kthyer funksionalitetin në doganat veriore të Kosovës, mirëpo, problemi nuk është vetëm teknik, por ka të bëjë më një çështje politike shumë të ndieshme.Veton Elshani, zëdhënës i policisë:

"nëse kërkohet nga ana e jonë që të veprojnë natyrisht ne kemi plane të gatshme, mirëpo, sic e dini Çështja e doganave tash për tash më shumë konsideorhet të jetë problem politik sesa një problem i sigurisë. Situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës tashmë është e qëndrueshme dhe doganat mund të hyjnë në funksion", thotë zëdhënësi Elshani.

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, thotë se ajo është duke menduar për dy alternativa: që të mbyllë përkohësisht pikat doganore veriore të Kosovës me Serbinë për qarkullimin e mallrave dhe e dyta që në periudha të caktuara të lejohet qarkullimi. Por, sipas analistëve problemi është se Shërbimi Doganor i Kosovës, akoma është kompetencë e UNMIK-ut dhe çështjen e doganave veriore të Kosovës, kjo adminisratë e ka futur si pjesë të bisedave me autoritetet e Beogradit. Kështu është paraparë edhe në planin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun, mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut. Ky mekanizëm akoma nuk ka gjetur një zgjidhje për doganat nga bisedat me qeverinë e Beogradit edhe pse buxheti i Kosovës po humb me miliona euro, ndërsa kontrabanda me mallra vetëm shënon rritje. Zyrtarë të SHDK-së, thonë se në një llogaritje të përafërt buxheti i Kosovës në muaj humb afro një milion e gjysmë euro nga moszhdoganimi i mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

  • Data 22.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FMqe
  • Data 22.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FMqe