1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për qetësi

Situata në Kosovë aktualisht është e qetë, por gjatë 24 orëve të fundit ka pasur disa incidente të rënda. Kuvendi i Kosovës i bëri thirrje qytetarëve për qetësi, ndërsa nga qeveria kërkon vendosjen e rendit dhe ligjit

Incidentet ne kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Incidentet ne kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Nata pas sulmit të mbrëmshëm të ekstremistëve serbë dhe djegies së pikës kufitare Jarinje në veri të Kosovës ka kaluar e qetë. Por situata në vend mbetet e tensionuar. Kufirin janë duke e kontrolluar forcat ndërkombëtare. Situatë e tensionuar është edhe në pikën kufitare Brnjak, ku po ashtu është bërë përforcimi i forcave të KFOR-it, me qëllim që të evitohen konfliktet.

Serbët në pjesë të ndryshme në veri të Kosovës kanë organizuar gjatë natës roje, me arsyetimin se kanë frikë nga ndërhyrja e njësive speciale të policisë kosovare. Mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë nuk ka pasur qarkullim automjetesh.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kuvendi i Kosovës diskuton mbi situatën aktuale

Parlamenti i Kosovës zhvilloi sot një seancë të jashtëzakonshme, ku kryeministri Hashim Thaçi informoi deputetët dhe opinionin për masat që janë ndërmarrë ditët e kaluara në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit. Me inciativën e partive në pushtet, është paraqitur edhe një deklaratë, e cila u miratua nga parlamenti. Deklarata kërkon që parlamenti të mbështesë qeverinë dhe masat që po ndërmerr ajo për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Kuvendi i Kosovës kërkoi nga qeveria që të ndërmarrë të gjitha masat e tjera të duhura për mbrojtjen e vendi, të gjitha masat e reciprocitetit në raportet tregtare me Serbinë dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë. Të gjitha partitë politike kanë mbështetur masat e qeverisë, madje edhe përfaqësuesit e disa subjekteve serbe në parlament.

A border crossing and polce sars burn it in the village of Jarinje, on the Serbia-Kosovo border, Wednesday, July 27, 2011. A mob of about 200 Serbs hurled firebombs and a customs post was set ablaze on Kosovo's northernmost border with Serbia on Wednesday, hours after Kosovo's special police withdrew from the area. The attacks follow days of mounting tension between ethnic Albanians and minority Serbs after Kosovo Prime Minister, Hashim Thaci ordered special police units to take over two disputed border posts that were previously manned by Serb members of the police under EU supervision. The European Union has condemned the police action and NATO peacekeepers have been deployed to try and ease tensions.(Foto:AP/dapd) SERBIA OUT

Pamje nga sumi i mbrëmshëm i ektremistëve serbë në pikën kufitare Jarinje

Ngjarjet në Kosovë - Seancë urgjente Këshillit të Sigurimit

Për sot është parashikuar të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, kushtuar gjendjes në Kosovë. Në këtë seancë do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj si dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiq.

Minsitri i Jashtëm serb tha se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë bërë të ditur se mund të përdorin veton kundër propozimit eventual serb për të dënuar ndërhyrjen e policisë së Kosovës në veri të vendit. Ato kanë kundërshtuar edhe mbajtjen e seancës urgjente, por në fund është rënë dakord që seanca të zhvillohet në formën e konsultimeve me dyer të mbyllura.

Tadiq, thirrje qytetarëve serbë për përmbajtje dhe qetësi

Serbian President Boris Tadic pauses before speaking during a media conference at the EU Council building in Brussels, Monday, June 6, 2011. Serbia's president Boris Tadic said it's time the European Union did its part by boosting his nation's efforts to join the bloc, arguing the arrest of war crimes suspect Ratko Mladic proves it is serious about rejoining the international fold. (AP Photo/Virginia Mayo)

Boris Tadic Präsident Serbien

Pala serbe ka kërkuar negociata me komandantin e KFOR-it dhe përfaqësuesit e trupave ndërkombëtare. Takimi ku palën serbe e përfaqësojnë Borislav Stefanoviq dhe ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq pritet të mbahet gjatë ditës, bëjnë të ditur burime nga Beogradi. Bogdanoviq tha se nga komandanti i KFOR-it ata janë siguruar se në veri nuk do të ketë ndërhyrje të tjera të njësive speciale. Ai u shpreh se delegacioni serb në Kosovë ka shkuar me qëllim që të qetsojë gjendjen dhe jo të ndikojë në përshkallëzimin e konflikteve.

Beogradi zyrtar ndërkohë ka hedhur poshtë përzierjen e forcave të tij në incidentet e fundit. Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka kërkuar mbrëmë "ndërprerjen e menjëhershme të dhunës". Ai u ka bërë thirrje qyetarëve serbë për përmbajtje dhe qetësi. Disa parti politike serbe kanë kërkuar që edhe parlamenti i Serbisë të mbajë një seancë të jashtëzakonshme kushtuar zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

DW.COM