1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Austria - procedura të përshpejtuara për azilin

Austria synon qe me procedurat e përshpejtuara për kërkesat për azil të frenojë një vërshim të ri të mundshëm refugjatësh. Me këtë deklaratë, qeveria austriake reagoi ndaj një ekspertize juridike.

Ekspertiza juridike e kërkuar nga vetë qeveria austriake, e klasifikon si të kundërligjshëm kufizimin strikt të numrit të kërkesave për azil. Austria ka përcaktuar sivjet vit që të pranojë më e shumta 37.500 kërkesa për azil.

Si reagim ndaj kësaj ekspertize juridike, ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner dhe ministri i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil shpallën futjen e procedurave të përshpejtuara të azilit në kufi. Me to do të konstatohet brenda pak orësh për çdo azilkërkues invidualisht nëse ka shkaqe që e pengojnë kthimin e tij pas në një vend të tretë të sigurtë.

Mbrojtje e përforcuar e kufirit

Një pasojë tjetër e ekspertizës do të jetë përforcimi i mbrojtjes së kufirit. Kjo sipas dy ministrave do të prekë edhe kufirin austriak-italian në Brenero. "Nuk ka asnjë shkak për të dhënë sinjalin se rreziku kaloi", tha Mikl-Leitner, e cila është anëtare e partisë konservatore OVP, duke pasur parasysh qindra mijëra refugjatët, që pas mbylljes së itinerarit ballkanik mund të vijnë ndoshta përmes Italisë në Evropë.

Me caktimin e kufirit maksimal për refugjatët, Austria shkaktoi një "efekt domino" te shtetet ballkanike, që në fund të fundit bëri që të mbyllet i ashtuquajturi itinerar ballkanik për refugjatët dhe migrantët. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Vjenë, këtë vit në Austri janë paraqitur 15.000 kërkesa për azil

"Bashkimi familjar - i vetmi shkak për azil"

Agjencia gjermane e shtypit, DPA informon duke iu referuar ekspertëve të qeverisë austriake, se një kërkesë për azil në Austri në të ardhmen do të mund të argumentohet vetëm me të drejtën e bashkimit familjar. Kur tashmë anëtarë të "familjes bazë" (babai, nëna ose fëmijë të mitur) jetojnë tashmë në Austri, atëherë ekziston një shkak për azil, sipas DPA-së.

Thirrje drejtuar Gjermanisë

Kancelari i Austrisë, Werner Faymann nga partia socialdemokrate SPÖ e përsëriti thirrjen e tij drejtuar Gjermanisë që të dërgojë sinjale të qarta në politikën e refugjatëve. Qëndrimi gjerman, që nga njëra anë t'i përmbahesh politikës së mikpritjes, por që nga ana tjetër refugjatët të mos pajisen me një vizë kalimi tranziti, deri në Gjermani, qëndron i varur si një "shpatë e Demokleut" për çështjet e hyrjes legale dhe ilegale në vend, tha Faymann

Nëse Gjermania dëshiron të pranojë disa qindra mijëra refugjatë, kjo është punë e saj, deklaroi kancelari austriak. Por në një rast të tillë, njerëzit duhen marrë që atje ku janë, përpara se të kenë nisur "udhëtime ilegale". Kjo vlen pikërisht për vërshimin e pritshëm në itinerarin e Italisë.