1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Austria po u bashkangjitet tregjeve në Ballkan

Posta austriake po investon në Kroaci dhe Serbi, bankat austriake fitojnë huazime të ndryshme, shumë sipërmarrje austriake ndërtimi janë aktive në Ballkan.

Novi Sad

Novi Sad

Tinguj dëgjohen në hekurudhën e Focës në Bosnjë. Këtë hekurudhë e kanë ndërtuar austriakët, pas okupimit të Bosnjës, për të dërguar armët dhe trupat prej Vishegadit në Sarajevë dhe më tej në drejtim të Turqisë. Ishte ka ndodhur në vitet 70-të të shekullit të 19-të. Në Focë nuk mendon më kërkush për sfondin e ndërtimit, por vetëm për vlerat që kanë mbetur nga Austria.

Deri në pensionimin e tij, Dushan Maljeviq ka punuar në hekurudhë. Hekurudha për të është një simbol i vlerave austriake. "Austriakët i kanë ndërtuar këto harqe. Tani vetëm ia fusin beton dhe puna u krye. Ata kanë punuar përpara me gurë të bukur natyrorë."

Lëvizjen më parë nuk mund ta paramendoje pa hekurudha. "Nevojat ekzistonin për dru dhe qymyr të mirë. Atje më lart ishin minierat, ndërsa këtu qarkullonin dy trena të gjatë me lokomotiva. Kur u ndal hekurudha, u mbyllën edhe minierat. Udhëtimi me tren ishte më i liri."

Mbyllja e hekurudhës në vitet 70-të shkaktoi madje edhe krizë diplomatike. Austria kërkonte nga qeveria e atëhershme jugosllave, që të mos hiqte dorë nga mjeshtritë e saja hekurudhore, por pa sukses.

Ndërkohë bashkëpunimi mes Austrisë dhe vendeve ballkanike ka marrë një hov të ri. Jo vetëm në Bosnje - Hercegovinë, sepse investitorët austriakë janë ndër më të përhapurit në Serbi, Kroaci dhe Shqipëri. Bankat austriake kanë filialat e tyre gati në secilin qytet. Huazimet janë punët më të përhapura të bankave atje. Pasuria mbetet e bankave, sepse kreditë shpesh janë të rrezikshme, për shkak të bonitetit të dobët të klientëve.

Në Kroaci Austria është investitori më i madh, sepse e mbulon gati një të tretën e tregut të atjeshëm, në veçanti me prodhimet industriale dhe ushqimore. Ndër më të mëdhatë janë edhe investimet në shërbime si dhe hotelieri.

Kjo megjithë pengesat e shumta për investitorët, por ata tani janë mësuar. Tatimet në vendet ballkanike shpesh janë tepër të komplikuara, por këto rreziqe barazohen me mundësitë e mëdha të fitimit, si për shembull në Serbi.

Megjithë instabilitetin politik, Serbia mbetet një prej vendeve më të dashura për investitorët autstriakë, të cilët atje investojnë më së shumti. Në Serbi dhe Kroaci është prezente edhe posta austriake, e cila ka rolin udhëheqës në Ballkan.

Afarizmi në lindje shkon përpara ndërsa në vend ngec mbrapa. Në Serbi dhe Kroaci po hapen filiale të reja ndërsa në Austri po mbyllen. Gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, posta austriake do të investojë në këto vende rreth 20 miliona euro.

Dushan Millojeviq nuk është i informuar me këto investime. Por e di se së shpejti do të ringjallen aktivitetet e hekurudhës, duke i falënderuar kredive austriake. "Të gjithë njerëzit këtu kanë punuar në hekurudhë. Babai im, që ka vdekur para disa vitesh, ishte trenist. Ai as që mund të ëndërronte se këto sërish do të lëvizin trenat."

Partneriteti ekonomik në Evropën Juglindore kaherë ka marrë përmasa globale. Mbrapa reklamave austriake shpesh fshihen edhe investitorët aziatikë, të cilët janë futur gati në të gjitha tregjet.

►◄

  • Data 02.07.2008
  • Autor Andreas Meyer - Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUoU
  • Data 02.07.2008
  • Autor Andreas Meyer - Feist
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUoU