1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Austria nuk është vend futbolli - gastronomët të zhgënjyer me EURO 2008

Euro 2008 kushton shumë dhe është shumë e madhe. Organizatorët patën bërë plane të mëdha, por vetëm një pjesë e tyre po realizohet. Austria nuk është vend futbollistik si Gjermania.

Vjenë, Euro 2008

Vjenë, Euro 2008

Kush del të shëtisë në orën pesë pasdite në sheshin më të madh të tifozëve të kampionatetit EURO 2008 nuk mund të zgjedhë dot mes sandviçve me pastete, shnicelit tipik austriak apo prapë mes pasteveve dhe shnicelit. Më shumë se 80 kisoka të shitjes së sandviçëve qëndrojnë karj njëra-tjetrës nganjëherë me tetë punonjës që rrinë pas banaukt në pritje të tifozaëv që të vinë të blejnë.

"Kjo është katastrofike. Ata e kanë bërë shumë të madhe këtë punë. Kanë ndërtuar shumë kioska. Vjena ka 1,7 milionë banorë. Një e treta e banorëve vjenezë kanë thënë do të largohem për ditët e kampionatit në pushime.

"Ne jemi kaq larg përllogaritjeve të bëra saqë tani nuk është më e mundur ta mbajmë hapur kioskën. Edhe disa ditë dhe morëm fund, falimentuam."

Për heshin e tifozëve në Vjenë është menduar në dimensione të mëdha, si shumë parametra të këtij kampionati. Ju ra me shumë tërsëllmë daulleve dhe tani ka filluar pritja. Organizatorët me sa duket kanë qenë shumë dorëgjerë kur planifikuan. 70 - 80 mijë vizitorë për çdo pasdite. Ndërkohë që në ditën e parë të hapjes së kampionatiti erdhie vetëm një e treta e vizitorëve. Mjaft pronartë kioskash ankohën se kanë bërë më pak se 80 përqind e fitimit të planifikuar.

Kjo filloi që në ceremoninë e hapjes. Në këtë ceremoni të gjitha kioskat, gati 90 përqind bënë minus krahasuar me atë që ishte planifikuar. Por për gastronomët nuk është aq e thejshtë të njxerrin fitimet. Ata duhet të paguanin aty rreth 12.000 deri 14.000 euro qira për kioskën.

  • Data 11.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EI0d
  • Data 11.06.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EI0d