1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Austria i shtyn zgjedhjet e balotazhit për President

Farsa e zgjedhjeve në Austri kalon në raundin e dytë: zgjedhjet e balotazhit midis Alexander Van der Bellen dhe Norbert Hofer shtyhen për shkak të zarfave difektozë.

Këtë e bëri të ditur në Vjenë ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka. Shkak për shtyrjen janë shirita ngjitës difektozë në zarfe, të cilët shkaktojnë hapjen e zarfave. "Ne nuk mund të vlerësojmë se sa dhe cilët zarfa mund të hapen ende", tha Sobotka si argumentim. Për shtyrjen e zgjedhjeve duhet të japë miratimin e tij edhe Parlamenti. Zgjedhjet e balotazhit midis kandidatit të partisë populiste të djathtë, FPÖ, Norbert Hofer dhe kandidatit të pavarur Alexander Van der Bellen qenë planifikuar për 2 tetorin.

Votimi do të kryhet brenda këtij viti

Një zhvillim i rregullt i zgjedhjeve në datën e caktuar, në 2 tetor, në këto rrethana nuk është i mundur, tha më tej Sobotka. "Objektivi është që zgjedhjet të kryhen brenda vitit 2016". Autoritetet parashikojnë që ato të kryhen rreth katër dhjetorit.

Në zgjedhjet e balotazhut në maj pati fituar kandidati i mbështetur nga të Gjelbrit Van der Bellen (72) me një shumicë shumë të vogël votash para Hoferit (46). Gjykata Kushtetuese Gjermane e anuloi pak kohë më vonë - në një vendim unikal - raundin e balotazhit të zgjedhjeve pas ankesave të FPÖ. Shkaku ishin gabime të ndryshme formale në fletët e votimit, të cilat nuk kishin të bënin aspak me problemet aktuale. Në atë kohë, 880.000 vetë i patën dërguar votat e tyre me postë.

Vendimi i gjykatësve më të lartë nuk konstatoi mashtrim në zgjedhje, por hapje para kohe ose depozitim në kundërshtim me ligjin të votave të dërguar me postë. Me numërimin e votave qenë ngarkuar edhe persona pa kompetencë.

Më shumë kompetenca se Presidenti i Gjermanisë

Kompetencat e Presidentit në Austri janë më të gjera se ato të Presidentit Federal të Gjermanisë. Krahas emërimit dhe pranimit të betimit nga kryeministri, ai edhe mund ta shkarkojë Kancelarin dhe të gjithë qeverinë federale në Austri. Por në jetën praktike politike, ai është i detyruar të marrë parasysh raportet e shumicës në Parlament.

Socialdemokrati Heinz Fischer u largua në korrik sipas kushtetutës nga posti në krye të Republikës së Alpeve, ku ai qendroi për dymbëdhjetë vjet. Për shkak të mungesës së pasardhësit, atë e përfaqësoi Presidiumi me tri anëtarë i Këshillit Nacional, në të cilin bën pjesë edhe kandidatit për President, Hofer.