1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Atmosferë festive në Tiranë pas fitores historike në Lion

Deti i kuq nuk ishte vetëm në stadiumin e Lionit, shumë vetë festuan në rrugët e Tiranës, Prishtinës etj, pas fitores kundër Rumanisë 1:0 në Kampionatin Europian. Disa impresione:

Fitore historike në Lion. Atmosferë festive në Tiranë. "I kemi bërë shqiptarët të lumtur në të gjithë botën", tha trajneri Giovanni de Biasi pas fitores. "Tani kemi më shumë vetëbesim", thotë de Biasi.

Fitorja e parë e Shqipërisë 1:0 në një Kampionat Europian De Biasi kërkon që skuadra të mbetet në atmosferën e punës. "Ne shpresojmë. Dhe do të përgatitemi ditët e ardhshme sikur të luanim. Nëse ia dalim mund t'i hapim probleme secilës skuadër."

Sulmuesi Armando Sadiku bën të lumtur miliona shqiptarë në minutën e 43-të. Shqiptarët zënë vendin e tretë në grupin A.. Pas humbjes, trajneri rumun kërkon reformim të thellë të skuadrës rumune.