1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Atmosferë e shtensionuar - Përfundoi samiti BE - Rusi

Klima midis BE dhe Rusisë ka qenë ende e ftohtë, deri para pak muajsh. Në takimin e kaluar të nivelit të lartë në Stockholm të dyja palët bënë hapat e parë të riafrimit. Hapi i dytë u bë në qytetin rus Rostov në Don.

Presidenti rus Dmitri Medvedjev dhe presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso në samitin e 25-të BE - Rusi.

Presidenti rus Dmitri Medvedjev dhe presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso në samitin e 25-të BE - Rusi.

Vitet nën presidentin Vladimir Putin ishin edhe vite të përplasjes midis BE dhe Rusisë. Pasardhësi i Putinit, Dmitri Medvedjev shpalli disa herë reforma, jo vetëm në politikën ekonomike, por edhe në politikën sociale. BE-së i mungojnë në fakt rezultatet, megjithatë ai është në gjendje ta vlerësojë ndryshimin e kursit, siç i tha presidenti i Këshillit Evropian, Hermann van Rompuy presidentit rus:

EU Kommission Herman Van Rompuy Dmitri Medwedew Jose Manuel Barroso

Herman Van Rompuy, Dmitri Medvedjev dhe Jose Manuel Barroso.

"Rusia ndodhet në një kryqëzim. Synimi i presidentit Medvedjev, për ta mbështetur modernizimin e Rusisë në vlerat demokratike të shekullit të 21-të, duke ndërtuar një ekonomi të larmishme, dinamike, duke kërkuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile, është një zhvillim i rëndësishëm. Ne duam të jemi partnerë të Rusisë në modernizim."

Të dyja palët premtuan më shumë bashkëpunim, pikërisht tani në krizë. Por rezultate të prekshme, ky takim i 25-të i nivelit të lartë nuk solli. Rusia për shembull pati shpresuar më kot se BE do ta hiqte detyrimin për viza për qytetarët rusë, gjë që vlen për disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Medvedjevi u duk i zhgënjyer, por tregoi edhe mirëkuptim:

"Vendi ynë është i gatshëm që ta zgjidhë këtë detyrë, nga ne nuk ka pengesa. Por natyrisht që ne e kemi më të lehtë,sepse ne jemi NJË vend, kurse BE përbëhet nga 27 shtete. Në mënyrë që bashkëpunimi në këtë fushë të funksionojë, ne u paraqitëm partnerëve tanë të BE një projekt për heqjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe të BE dhe shpresojmë shumë që ta studioni me vëmendje këtë dokument dhe që të avancojmë në këtë drejtim."

Por janë shumë shtete të BE-së që druhen se heqja e vizave do të shpërdorohej. Prandaj heqja e vizave mund të zgjasë edhe më shumë.

Presidenti rus Dmitri Medvedjev dhe presidenti i BE-së Herman Van Rompuy gjatë samitit në Rostov në Don.

Presidenti rus Dmitri Medvedjev dhe presidenti i BE-së Herman Van Rompuy gjatë samitit në Rostov në Don.

Van Rompuy nuk u druajt që të përmendte problemet reciproke. Në të drejtat e njeriut vërtet që ka pasur përparime...

"...por situata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe për gazetarët në Rusi i jep të gjithë publikut evropian shkas për t'u shqetësuar shumë. Shqetësim sjell edhe situata e mungesës së ligjit në Çeçeni - dhe unë vura re se edhe presidenti Medvedjev e mbështet këtë shqetësim", tha van Rompuy.

Medvedjevi nuk iu përgjigj kritikave, por i dëgjoi ato me shprehje të qetë në fytyrë - edhe kur u bë fjalë për proteksionizëm ose sjelljen ruse në lidhje me Gjeorgjinë. Ndryshimi më i rëndësishëm në raportin midis BE dhe Rusisë duket që qendron në një atmosferë më të shtensionuar.

Autor: Christoph Hasselbach / Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 02.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NfUb
  • Data 02.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NfUb