1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Atmosferë antiizraelite në Turqi

Në opinionin publik turk ka pozicionim të qartë kundër intervenimit izraelit në Rripin e Gazës.Në të njëjtën kohë komuniteti hebre në vend po bëhet viktimë e gjuhës raciste të urrejtjes. Marrëdhënia duket e dëmtuar.

Bluzat me shkrimit "Clironi Palestinën" janë aktualisht të pranishme kudo në rrugët e Stambollit. Po ashtu si dhe njerëzit që mbështjellin një flamur palestinez rreth kokës apo shoferët e shumtë që varin flamurët në dritaret e makinave të tyre. Thuajse cdo ditë në qendër të Stambollit dhe para konsullatës izraelite ka demonstrime. "Palestinezët janë vëllezërit tanë. Do t'i mbështetim ata gjithnjë", thotë një demonstruese. Turqit kritikojnë ashpër intervenimin izraelit në Rripin e Gazës. Një tjetër demonstrues e cilëson "gjenocid" ndërhyrjen izraelite në Gaza.

Recep Tayyip Erdogan / Köln 2008

Rexhep Taip Erdoan: ndërhyrja izraelite në Gaza "gjenocid"

Me këtë qendrim demonstruesit mbështesin plotësisht politikën e Izraelit të qeverisë turke. Pas thuajse dy javësh sulmesh ajrore Izraeli natën e së premtes (18.7.) nisi edhe një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës. Pas kësaj kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan e akuzoi qeverinë izraelite për "terror shtetëror". Që para disa ditësh ai e krahasoi qendrimin e politikanëve izraelitë ndaj palestinezëve me politikën e Adolf Hitlerit. "Ku është ndryshimi mes këtij mentaliteti dhe Hitlerit?", pyeti Erdoan. Deputetja e djathtë në Knesset Ayelet Shakes i kishte cilësuar më parë civilët palestinezë si objektiva legjitimë të sulmeve izraelite. Vec kësaj Erdoan e akuzoi OKB për "dështim të plotë". Dhe Turqinë ai e sheh si vendin e vetëm që "kërkon fundin e dhunës".

Cytje antiizraelite në Turqi

Qendrimin turk ndaj politikës së Izraelit e ndiejnë para së gjithash hebrenjtë në Turqi. Kështu këngëtarja e muzikës pop Yildiz Tilbe publikoi në Twitter deklarata antisemite. "Me ndihmën e Zotit do të jenë përsëri myslimanët që do t'u japin fund këtyre hebrenjve", shkroi ajo. "Zoti e bekoftë Hitlerin" shkruajti ajo në një tjetër mesazh në Twitter. Kryebashkiaku i kryeqytetit Ankara Melih Gökcek, i mbështeti deklaratat e saj. Disa prej mesazheve në Twitter u ripostuan. Për Gökcek deklaratat e Tilbes janë "shumë inteligjente", citohet ai nga gazeta turke Hürriyet.

Türkei Protest gegen den Angriff von Israel auf den Gazastreifen

Protesta në Turqi kundër ndërhyrjes izraelite në Gaza

Deklaratat raciste ngjallën megjithatë një stuhi indinjate në Turqi. Në mediet sociale nisi një fushatë kundër këngëtares. Ajo duhet të kërkojë falje, kërkonin shumë vetë. Komuniteti hebre pubikoi në faqen e tij të internetit një deklaratë me pozicionin e tij dhe kërkoi hetime kundër Tilbes. "Kjo është një deklaratë absolutish raciste. Ajo duhet të dënohet por askush nuk do të ndërhyjë. Nuk mund të bëjmë asgjë kundër kësaj", tha Silviyo Ovadya, ish kryetar i komunitetit turko-hebre.

Marrëdhëniet turko-izraelite përsëri të tronditura

Turqia, një nga vendet e para që njohën shtetin e Izraelit në vitin 1949, nuk gjendet për herë të parë në një zënkë diplomatike me qeverinë në Tel Aviv. "Prej rreth dhjetë vjetësh ka ulje dhe ngritje mes dy vendeve. Problemi kryesor është konflikti i Palestinës", thotë Mensur Akgün, drejtor i Qendrës për Tendenca Politike Globale në Universitetin Kültür në Stamboll. Të dy vendet asokohe kanë qenë aleatë dhe kanë bashkëpunuar edhe në fushën ushtarake, thotë Akgün për Deutsche Welle. "Por në vitin 2005 në pushtet erdhi Hamasi dhe nuk zgjati shumë derisa bashkësia ndërkombëtare e refuzoi ekzistencën e Hamasit si pushtet politik në territorin palestinez. Turqia ishte një nga vendet e pakëta që e mbështeti Hamasin si fuqi demokratike në rajon. Kjo shkaktoi tensione", thotë Akgün.

Në vitin 2008 marrëdhëniet me Izraelin ishin ende në rregull, shpjegon Akgün. "Shimon Peres e vizitoi Turqinë së bashku me Mahmud Abazin. Por në fund të 2008 u zhvillua i ashtuquajturi "Cast lead operation". Një operacion ushtark në Rripin e Gazës i cili nga Turqia ende sot cilësohet si gjenocid. Ky intervenim i tronditi marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë në mënyrë të fortë për parë", shpjegon politologu.

Mavi Marmara Gaza Flotte

Flota humanitare e Mavi Maramara

Më pas, në vitin 2010, dhjetë aktivistë turq humbën jetën në një sulm izraelit kundër anijes humanitare turke Mavi Marmara. Marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit që atëherë janë të ngrira. Turqia kërkoi një kërkim falje nga Izraelit, një zhdëmtim për viktimat si dhe heqjen e bllokadës së Gazës. "Të dy vendet kohët e fundit janë përpjekur për uljen e tensioneve në konfliktin diplomatik dhe kanë arritur t'i zgjidhin të gjitha këto probleme. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vitin e kaluar kërkoi falje për sulmin ndaj flotës humanitare. Për zhdëmtimin është rënë dakord dhe edhe bllokada e Gazës u hoq. Flota humanitare turke livron rregullisht ndihma humanitare në Gaza", thotë Akgün.

Turqia kërkon të ndërmjetësojë

Por me sulmet ajrore mbi Gaza dhe ofensivën e re tokësore, Turqia e sheh veten të detyruar të reduktojë në minimum marrëdhëniet diplomatike, është bilanci i politologut. Erdoan e bën të qartë këtë qendrim: "Si mund t'i normalizojmë marrëdhëniet me ju?", tha kryeministri turk duke iu referuar ndërhyrjes së Izraelit në Gaza.

Akgün i referohet edhe vizitës në Turqi të Mahmud Abazit presidentit të autoritetit autonom në Palestinë. "Abaz shkon në Turqi dhe do të përpiqet të gjejë një zgjidhje të përbashkët me Turqinë. Turqia nuk ka asnjë ndikim mbi Izraelin por ka mbi Hamasin. Këtë ndikim Turqia do të përpiqet ta shfrytëzojë për një zgjidhje paqësore", thotë Akgün.