1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Atifete Jahjaga presidente e re e Kosovës

Atifete Jahjaga është zgjedhur presidente e Kosovës. Zëvëndësdrejtoresha e përgjishthme e policisë së Kosovës ishte kandidatja koncensuale e dalë nga një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së LDK-së dhe AKR-së.

default

Prishtina

36 vjeçarja Atifete Jahjaga me shumicën e votave të deputetëve është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Jahjaga ka fituar qysh në raundin e parë, duke marrë 80 vota, nga 100 deputetët e pranishëm në sallë. Kandidatja tjetër, Suzanë Novobërdaliu, mori 10 vota, kurse 10 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Marrëveshja për kandidatën koncesuale, u arrit mbrëmë vonë pas tri ditë bisedimesh ndërmjet, PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, e ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell.

Në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha: "Ne udhëheqësit politikë të PDK-së LDK-së dhe AKR-së, nominojmë Atifete Jahjagën, si kandidate tonën për presidente të Republikës së Kosovës dhe shprehim mbështetjen e plotë të partive tona respektive për kandidaturën e saj. Jemi të përkushtuar ta vemë interesin e vendit mbi interesin tonë," tha kryeministri Hashim Thaçi.

Wahlen Kosovo 2010 Hashim Thaci

Idhtarë të PDK

Behgjet Pacolli, i cili u tërhoq nga posti i presidentit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e cilësoi zgjedhjen e tij jokushtetuese, tha se nuk do të rikandidojë për president të Kosovës. Por, ai tha se partia e tij vazhdon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-së dhe në këtë mënyrë qeveria sipas tij, do të vazhdojë punën, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. "Unë këtë e bëra me përgjegjësi shumë të madhe dhe kam pa se do të ishte gabim fatal që unë të jem pengesë dhe vendi të shkojë serish në zgjedhje," tha Behgjet Pacolli.

Marrëveshja politike ndërmjet PDK-së LDK-së dhe AKR-së, parasheh amandametimin e Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejpërdrejtë nga qytetarët, të ndryshohet ligji për zgjedhjet e përgjithshme që e bënë Kosovën me disa zona zgjedhore dhe pas këtyre ndryshimeve, të caktohet data për zgjedhje të reja. Atifete Jahjaga, do të ushtojë postin e presidentes deri në pranverë të vitit 2012, kur të organizohen zgjedhjet presidenciale. Ndërkaq, zgjedhjet e përgjithshme së bashku me ato lokale do të mbahen në vitin 2013.

Hashim Thaci

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, marrëveshjen e arritur e cilësoi si një arritje e demokracisë në Kosovë. “Të gjithë do të bëjmë përpjekje që marrëveshjen të cilën e kemi arritur ta realizojmë pikë për pikë ashtu siç jemi marrë vesh. Unë besojë në këtë marrëveshje dhe do t'i qëndrojë prapa”, tha Isa Mustafa.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 07.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10pEH
  • Data 07.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10pEH