1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Athina Prishtinës: mirëpresim hapjen e një Zyre Lidhjeje në kryeqytetin grek

Ministrja e jashtme Bakojani e la të hapur aktin e njohjes së shtetit të ri kosovar. Por kujtoi se vetëm katër vende të BE, përfshi edhe Greqinë, nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës.

Athina

Athina

Hyrja në fuqi e kushtetutës së shtetit të ri të Kosovës shtroi vetvetiu dhe problemin e njohjes së pavarësisë së tij nga ana e Athinës. Ajo me sa duket nuk mund ta zvarrisë për shumë kohë akoma vendimin e saj, edhe pse aktualisht preferon t’i mbajë kartat të mbylluara. Ministria e jashtme greke Dora Bakojani e përshkroi si një “problem të një rëndësie të veçantë” për Ballkanin, foli “për të dhëna të reja që ka krijuar njohja e njëanshme nga një sërë shtetesh të komunitetit ndërkombëtar” dhe jo pa qëllim nënvizoi shprehimisht se Greqia është “një ndër katër vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën”. Pozicionimi tjetër i saj se“vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës do ta marrë shteti grek” si një e drejtë e tij sovrane dhe jo si imponim nga të tjerët, interpretohet nga analistët si një sinjal i qartë i aktit të pritshëm të njohjes së shtetit kosovar nga ana e Athinës. Asaj i duhet ndërkohë të përllogarisë kundërshtimin kategorik serbo-rus por edhe atë të opozitës së brendshme.

Ndërkohë Bakojani i dërgoi mesazh Prishtinës se vendi i saj mirëpret një propozim kosovar për “funksionimin e një Zyre Lidhjeje në Athinë”, për të cilën vendi i saj “mban qëndrim pozitiv” por deri më sot nuk ka marrë “një kërkesë të tillë”. “Në qoftë se do të bëhet një kërkesë e tillë mbi bazën e reciprocitetit e pranojmë pa ndonjë problem” theksoi Bakojani për të shtuar se zyra adekuate greke fumksionon në Prishtinë dhe se kthimi saj në ambasadë presupozon njohjen e shtetit të Kosovës.

Nuk ka asnjë dyshim se Athina e kushtëzon indirekt vendimin e saj për Kosovën me një impenjim të kancelarive perëndimore për një zgjidhje konsensusi në konfliktin e stërgjatur për emrin e Maqedonisë me fqinjët e saj më të afërt veriorë. “Do të vazhdojmë të synojmë arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme të emrit nga të dy palët në favor të marrëdhënieve bilaterale, të stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, në favor të ambicjeve euroatlantike të shtetit fqinj” tha Bakojani. Ajo theksoi më tej nevojën e strukturimit të një kabineti të qëndrueshëm qeveritar në Shkup që do të garantojë dhe “kohezionin e shtetit fqinj multietnik”. Kjo në një kohë që Athina sheh si zhvillim të favorshëm rritjen e rolit të faktorit shqiptar përmes partisë së Ali Ahmetit, i cili edhe një herë në median greke u shpreh për një zgjidhje konsensusi që “do të respektojë dhe realitetin multietnik të Maqedonisë ”.

  • Data 19.06.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMkv
  • Data 19.06.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMkv